GazetaMax
Lajme

Chollet nesër në Shkup, do të pritet nga Kovaçevski

Shkup, 10 janar – Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Shole nesër do të qëndrojë në Shkup, ku do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me të cilin do të bisedojë për disa çështje, ndër të cilat energjetika, ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit.

Delegacioni i kryesuar nga Shole do të pritet para pllajës së Qeverisë.

Qëllimi i vizitës së Sholes në Ballkanin Perëndimor, siç paraprakisht bëri të ditur Departamenti i Shtetit, është që ta theksojë përkushtimin e përhershëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Vizita e tij në vend është në kuadër të turneut ballkanik, gjatë të cilit do t’i vizitojë edhe Kosovën dhe Serbinë.

Related posts

Taravari pritet nga Taulant Balla dhe grupi parlamentarë i PS

Gazeta Max

Kush i bllokon nënshtetësitë? Drejtori aktual i emëruar ambasador, por nuk lëviz nga vendi…

Gazeta Max

MPJ-ja i dënon deklaratat iredentike të deputetit bullgar Kostadinov

Gazeta Max