Dardanët paraditen e sotme stërvitën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa nesër në mëngjes do të udhëtojnë për në Zvicër.
Atmosfera brenda ekipit është e mirë, pas fitores bindëse ndaj Burkina Fasos të enjten me rezultat 5:0.
“Dardanët” do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit nesër në Zvicër, shkruan Gazeta Express.
Kosova të martën në Cyrih zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës.
Kjo ndeshje do të jetë me e veçantë pasi për ekipin helvetik luajnë tre futbollistë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri e Granit Xhaka. Ky i fundit është edhe kapiten i Zvicrës.
Ndeshja me Zvicrën do të jetë test më i vështirë për trajnerin Alain Giresse, i cili e nisi mbarë aventurën te Kosova.
Këto ndeshje do t’u shërbejnë lojtarëve për përgatitje sa më të mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisin në qershor.
Të fundit në përqindje
Shkup, 29 Janar – Mungesa e transportuesve privatë vazhdon të shkaktojë probleme të mëdha te qytetarët,
Shkup, 29 Janar – Zyrtarisht nesër pritet të fillojnë bisedimet mes qeverisë në krye me kryeministrin
Shkup, 29 Janar – Zyrtarisht nesër pritet të fillojnë bisedimet mes qeverisë në krye me kryeministrin
Shkup, 29 Janar – Kriza ekonomike dhe energjetike nuk është vetëm shkak për rritjen e çmimit
Shkup, 29 Janar – Kriza ekonomike dhe energjetike nuk është vetëm shkak për rritjen e çmimit