GazetaMax
Lajme

Daut Beqiri: Haraçina nuk është mall për shitje, kjo është tokë e gjakut dhe e krenarisë, shihemi në zgjedhje

Haraçina e di më së miri, nuk pranon më askënd të luajë me fatin e saj.

E shohim të gjithë sa lehtë bëhet pazari për Haraçinën. Ndërsa për komunat tjera garohet me ambicie, për ne gjithmonë mendohet se do pajtohemi me çfarëdo që vendosin tjerët. Por jo më!

Haraçina nuk është mall për shitje. Kjo është tokë e gjakut dhe e krenarisë. Dhe askush tjetër, përveç POPULLIT të saj, nuk ka të drejtë të vendosë se kush do ta udhëheq.

E keni bërë një herë gabimin dhe e keni sjellë një parti maqedonase në krye të një komune 100% shqiptare, në zemrën e lavdisë së vitit 2001. Por Haraçina nuk harron. Dhe këtë herë, Haraçina do të flasë vetë, me votë e me dinjitet!
Shihemi në zgjedhje. Aty do shihet qartë kush është më i fortë: ju, apo populli.

Me respekt,

Daut Beqiri

Related posts

Jolevski: Kryerja e procedurave disiplinore nuk i kufizon prokurorët që të kandidojnë për zgjedhje

Gazeta Max

Rrëfehet Baton Haxhiu: Kështu më shpallën të vdekur gjatë luftës në Kosovë

Gazeta Max

Kriza e ngrohjes, peletat mund të mungojnë për 45 mijë familje

Gazeta Max