GazetaMax
Lajme

Daut Beqiri: Jehona në Haraçinë është e madhe, besimi po rikthehet në çdo familje

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, përmes një postimi publik ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen e madhe që po merr nga qytetarët, duke e cilësuar këtë jehonë si motivim të fuqishëm dhe njëkohësisht si një përgjegjësi të madhe.

“Jehona që po krijohet në Haraçinë për kandidaturën time është një motivim i madh dhe një përgjegjësi e madhe njëkohësisht. Faleminderit secilit qytetar që me zemër e me sinqeritet e ka përqafuar këtë rrugëtim”, – ka shkruar Beqiri.

Ai thekson se besimi dhe shpresa për ndryshim në Haraçinë po ringjallen fuqishëm pas shumë vitesh apatie politike dhe zhgënjimi, duke e krahasuar këtë rikthim me një kujtim të harruar që papritur rishfaqet si kujtesë për një të vërtetë të madhe.

“Besimi dhe shpresa për ndryshim në Haraçinë më ngjajnë si një kujtim i vjetër që e kemi harruar, por që papritur na del para syve dhe na kujton se është çelësi i një të vërtete të madhe. Ky besim po rikthehet fuqishëm në çdo mëhallë, në çdo familje dhe në çdo cep të Haraçinës”, – ka shkruar ai.

Beqiri ka pranuar se sfidat me të cilat përballet komuna janë të mëdha dhe komplekse, por është shprehur i bindur se me përkrahjen e qytetarëve dhe me vullnetin e përbashkët, ndryshimi i premtuar mund të bëhet realitet.

“Unë e di se sfidat janë të mëdha, por me këtë përkrahje dhe me këtë dashuri që po e ndjej çdo ditë, jam i bindur se së bashku do ta bëjmë ndryshimin realitet. Faleminderit nga zemra për çdo fjalë, çdo dorë që më është dhënë dhe çdo besim që më është dhuruar këto ditë. Mirënjohës pafund!”, – përfundon ai.

Postimi i Beqirit ka marrë reagime të shumta pozitive nga qytetarët e Haraçinës, të cilët përmes komenteve kanë shprehur mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij, duke e konsideruar si një mundësi reale për një fillim të ri dhe për përmirësimin e jetës në komunë.

Kandidatura e Daut Beqirit shihet nga analistët si një ndër garat më të afërta dhe më të ndjeshme politike në zgjedhjet lokale, duke qenë se Haraçina shpesh është cilësuar si një ndër bastionet më të rëndësishme elektorale në zonën e Shkupit.

Related posts

24 vite nga humbja e Beqir Limanit, Ahmeti: Kishte virtyte të larta morale dhe kombëtare

Gazeta Max

Hill arrin në Beograd: Jam i lumtur që jam këtu

Gazeta Max

175 shoferë të sanksionuar nën ndikimin e alkoolit

Gazeta Max