GazetaMax
Lajme

Dauti: Parandalohet kanal ndërkombëtar i tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike në vendkalimin kufitar Tabanoc

Në daljen e vendkalimit kufitar Tabanoc, oficerët doganorë kanë parandaluar një kanal ndërkombëtar të tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar me institucionet kompetente, kështu njofton zëvendës drejtori i Doganave, Mustafa Dauti gjatë inspektimit të aksionit në terren.

Gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti me targa të huaja, është zbuluar dhe sekuestruar sasi prej 130 kilogramësh marihuanë, ndërsa ndaj një shtetasi serb është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike.

Ky aksion përbën një tjetër dëshmi të rritjes së efektivitetit dhe efikasitetit të punës operative të Doganës, si dhe të përkushtimit të vazhdueshëm për të parandaluar dhe luftuar kontrabandën dhe tregtinë e paligjshme të lëndëve narkotike, thekson më tej Dauti.

Nga Dogana theksojnë se kontrollet e shtuara në pikat kufitare do të vazhdojnë me intensitet të lartë, me qëllim mbrojtjen e sigurisë publike dhe sundimin e ligjit.

https://www.facebook.com/share/p/1CaN1s9EAj/?mibextid=wwXIfr