GazetaMax
Lajme

Dehari për KlanKosova: Shqiptarët u treguan mjaft solidar me popullin e Ukrainës

21 vjet më parë, u zhvillua lufta mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave ushtarake të Maqedonisë së Veriut.

Kjo luftë, sipas Fatmir Deharit, ish-pjesëtar i UÇK-së, aktualisht Kryetar i Kërçovës, në Sytë 7, tha se erdhi si rezultat i diskriminimit të madh të shtetit maqedonas karshi shqiptarëve në këtë vend.

I njëjti, u shpreh edhe falënderues ndaj popullit të Kosovës, të cilët ndihmuan shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në këtë luftë. Por, Dehari, shtoi se forcat maqedonase, sipas informacioneve të kohës atë botë, u asistuan edhe nga shtete tjera, siç ishte Rusia e Ukraina.

Të njëjtat ndihmuan me trupa ushtarake, mercenar e armatim Maqedoninë e Veriut, kundër shqiptarëve. Por, sipas tij, tani, dy dekada më pas, solidarizimi i shqiptarëve me popullin ukrainas, tregon mjaftueshëm, që shqiptarët janë popull solidar, dhe nuk janë në krahun e së keqes asnjëherë.

Dehari, në Klan Kosova, tha se të drejtat e popullit shqiptar janë rritur dukshëm, duke u bërë pjesë e të gjitha institucioneve shtetërore, e po ashtu edhe përdorimi i gjuhës shqipe është aktualizuar dukshëm. Tash së fundmi, sipas tij, është dërguar në Kuvend, që gjuha shqipe të shkruhet edhe nëpër uniformat policore.

https://www.facebook.com/watch/?v=519224126389459&t=0

Related posts

Karvani ekonomiko-diplomatik në Rajonin Planor Jugperëndimor

Gazetamax.mk

Kostovski për incidentin në kufi: Sulmi ndaj një polici është sulm ndaj shtetit

Gazetamax.mk

Ahmeti rrëfehet për n’Demos dhe tregon kontaktet me Adem Jasharin dhe njohjen me Luan Haradinaj

Gazetamax.mk