Dembele pranoi reduktim në pagë për të vazhduar me Barcelonën

Barcelona ka konfirmuar tashmë nënshkrimin me Ousmane Dembele.
Çështja e Dembele ishte në pikëpyetje qysh nga merkatoja e janarit. Lojtari refuzoi të nënshkruante kontratë të re dhe më 30 qershor mbeti pa kontratë.
Megjithatë, Barca vazhdoi negociatat me lojtarin dhe arriti sot të zyrtarizonte një marrëveshje.
Si pasojë e situatës ekonomike në të cilën ndodhet klubi, Barca i ka kërkuar lojtarit që të ketë reduktim në pagë për të vazhduar bashkëpunimin.
Ousmane Dembele e ka pranuar edhe këtë kriter dhe ka firmosur deri në vitin 2024. Në muajin janar, lojtari kërkonte rritje në pagë.
Dembele ka reduktuar pagën e tij për 40%. Nëse ai plotëson të gjitha kushtet e përfshira në kontratë, do të ketë pagë prej rreth 10 milionë eurove në vit.

Të fundit në përqindje