GazetaMax
Lajme

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

Athinë, 22 maj – Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias prej nesër deri të mërkurën do t’i vizitojë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe shprehjes së mbështetjes për perspektivën evropiane të rajonit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dendias nesër do të jetë në Tiranë, të martën në Sarajevë, ndërsa të mërkurën në Shkup.

“Ky turne është është në kuadër të forcimit të marrëdhënieve bilaterale, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, për t’i kujtuar të gjithëve, si në rajon ashtu edhe në Bashkimin Evropian, rëndësinë e këtij rajoni,” tha zëdhënësi i MPJ-së greke, Aleksandros Papajoanu në konferencën e rregullt me ​​gazetarët të mërkurën.

Shtoi se të gjitha këto takime janë njëra pas tjetrës dhe sepse më 10 qershor do të mbahet Samit i nivelit të lartë në kuadër të Procesit për bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL) në periudhën e vitit 2021-2022, me çka do të përfundojë kryesimi grek.

Shefi i diplomacisë greke të mërkurën do të jetë në Shkup dhe sipas Papajoanu do të takohet me presidentin, kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Duke u përgjigjur në pyetje të korrespondentes së MIA-s nga Athina, zëdhënësi i MPJ-së greke tha se me siguri që në takimet në Shkup të dominojë pjesa e BE-së dhe të jetë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, ekonomike. bashkëpunimi, zbatimi i Marrëveshjes së Prespës etj.

Papajoanu komentoi se ministrat e diplomacive të Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut kanë kontakte të vazhdueshme, dhe e fundit ishte të shtunën e kaluar në takimin joformal të NATO-s.

Vizitën e Dendias në Shkup e paralajmëroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në konferencë për shtyp të mërkurën.

Athina zyrtare ka shprehur vazhdimisht mbështetje për perspektivën e BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe rajoni ka qenë një nga temat e diskutuara në Uashington javën e kaluar nga ministri i jashtëm grek Nikos Dendias dhe sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken.

Sipas zëdhënësit të MPJ-së greke, Dendias i tha Blinken se Greqia është e gatshme ta bëjë këtë dhe është e gatshme të bëjë gjithçka në fuqinë e saj në masën që mund të kontribuojë pozitivisht në perspektivën e Ballkanit Perëndimor të BE-së dhe përshpejtimin e saj.

“Perspektiva evropiane është rrugë në një drejtim, ndërsa  në aspekt të rrethanave aktuale, do të duhet të shmanget për të lënë hapësirë në rajon, që do të mund ta plotësojnë forca të tjera të cilat fatkeqësisht nuk duhet  domosdoshmërisht ta kenë të njëjtin disponim miqësor dhe vlerat e njëjta”, tha Papajoanu. 

Related posts

Fajon: Maqedonia e Veriut në BE deri në vitin 2030 është qëllim real

Gazetamax.mk

Kandiq: Askush për sulmin në Banjskë nuk është arrestuar, pse po heshtet për këtë rast?

Gazetamax.mk

Integrimi i vendit në BE, Markoviq: Jemi në një periudhë shumë delikate

Gazetamax.mk