GazetaMax
Lajme

Deputetja Arbana Pasholli në Washington, pjesëmarrje në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës dhe takime me diasporën shqiptare

Në cilësinë e Zv. Kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, deputetja Arbana Pasholli po zhvillon një vizitë zyrtare në Washington D.C., ku po merr pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës, i cili për herë të parë po mbahet në SHBA, nga data 13–14 shtator 2025.

Samiti po mbledh së bashku liderë politikë, përfaqësues të sektorit privat dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në zhvillimet në fushat e energjetikës, mbrojtjes dhe investimeve, duke synuar ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për Ukrainën dhe rajonin më gjerë.

Gjatë qëndrimit në Washington, znj. Pasholli pati gjithashtu kënaqësinë të zhvillojë një takim me z. Agron Sylvia Dedivanaj, kryetar i shoqatës shqiptaro-amerikane “Jehona e Malësisë”. Në këtë takim u shkëmbyen ide të vlefshme për thellimin e bashkëpunimit me diasporën dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

“Pjesëmarrja në këtë Samit është një mundësi e rëndësishme për të sjellë zërin e Kosovës në tryeza ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet me partnerët tanë strategjikë. Po ashtu, takimet me përfaqësuesit e diasporës sonë të çmuar janë gjithmonë një frymëzim i veçantë”, u shpreh znj. Pasholli.

Related posts

Grubi në Analiza 24: BDI krijoj kulturë të udhëheqësisë së suksesshmë tash e 20 vite

Gazeta Max

BGNES/ Publikohet dokumenti francez, Petkov lejon BE të hap negociatat me RMV-në

Gazeta Max

17 vite pa Mulla Jakup Hasipin, patrioti dhe hoxha i njohur nga Sllupçani

Gazeta Max