GazetaMax
SPORT

Derbi Inter – Milan, priten befasi në formacionet startuese

Sonte, me fillim prej orës 21:00 do të përballen Inter dhe AC Milan në kuadër të Kupës së Italisë, ndeshje e cila do të luhet në “Stadio Meazza”.
Trjaneri i Interit, Simone Inzaghi mund të mbështetet në skuadrën e plotë në derbin e sonte të Kupës së Italisë kundër Milanit , ndërsa Stefano Pioli ka dyshime.
Milani dhe Interi takohen për herë të katërt këtë sezon dhe kuqezinjtë janë të pamposhtur kundër rivalëve të tyre të qytetit këtë sezon, ku një fitore i takon kuqezinjve si dhe ndajnë dy barazime me zi kaltërit.
Ndeshja e fundit përfundoi 0-0 dhe duke qenë se rregulli i golave si mysafirë vazhdon të jetë ende në Coppa Italia për këtë sezon, një barazim me gola do ta bënte Milanin të shkonte në finale.
Milani dhe Interi takohen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë për herë të dytë në histori.
Nerazzurrët eliminuan rivalët e tyre të qytetit sezonin e kaluar me një fitore 2-1 në çerekfinale. Interi nuk ka asnjë lojtar me karton të verdhë, ndërsa Alexis Saelemaekers është i vetmi lojtar kuqezi që do të humbiste finalen nëse ndëshkohet sonte.
Megjithatë, ndërkombëtari belg mund të jetë në stol me Junior Messias duke filluar nga krahu i djathtë. Franck Kessie pritet të marrë titullin si mesfushor sulmues.
Kuqezinjtë janë pa Simon Kjaer, Alessandro Florenzi, Zlatan Ibrahimovic, Alessio Romagnoli dhe Samu Castillejo.
Davide Calabria nuk është plotësisht në formë, por duket se do të nisë startues.
Ish-sulmuesi i Milanit, Cutrone, ishte golashënuesi i fundit italian në një derbi të Milanit (dhjetor 2017). 28 golat e fundit në këtë ndeshje janë shënuar nga lojtarë të huaj.
Inter vs Milan – formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanogli, Perisic; Dzeko, Lautaro.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez,Tomori, Kalulu, Calabria; Tonali, Bennacer; Messias, Kessie, Leao; Giroud.

Related posts

Dështimi i marrëveshjes me Dybalan, Juventus synon transferimin e yllit nga Roma

e-max

Mian gjen zëvendësuesin e Diazit

e-max

Depay nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona

e-max