GazetaMax
Lajme

Dështoi strategjia për reforma në drejtësi!

Shkup, 23 janar – Gjyqësori është pushteti i tretë sipas radhitjes së pushteteve, që duhet të kontrollojë dy pushtetet tjera atë legjislativ dhe ekzekutiv. Por, në Maqedoninë e Veriut ky pushtet ka stagnuar së punuari dhe duket sikurse është jofunksional. E ky nuk është opinion por është fakt i bazuar në rezultatet e hulumtimeve të realizuara përgjatë po të njëjtit vit, ku besimi në gjyqësor ka pësuar rënie drastike nga 8% që ishte shifër alarmante që si shqetësim e ngriti edhe ambasadorja amerikane që përfundoi mandatin e saj këtë vit. Në buxhetin e shtetit, nga 366 milionë denarët e planifikuar për financimin e 15 masave, janë realizuar rreth 74 milionë denarë, përkatësisht 20% të reformave në drejtësi, sipas revizionit të kryer nga ESHS-së, mbi atë se sa është zbatuar plan veprimi strategjik për vitet 2017 – 2022. Drejtësia ka rënë në greminë, e për këtë nuk po ndërmerret asgjë konkrete që ky besim të stabilizohet e të ngrihet, por vetëm rënie që është drastike dhe shumë shqetësuese. Nga ana tjetër kusht për integrimin evropian është gjyqësori i reformuar, pa e kaluar këtë test Maqedonia e Veriut vështirë të rrugëtojë drejtë BE-së, shkruan Zhurnal.

Reformat në drejtësi vetëm 20% të realizuara-

Në buxhetin e shtetit, nga 366 milionë denarët e planifikuar për financimin e 15 masave, janë realizuar rreth 74 milionë denarë, përkatësisht 20% të reformave në drejtësi. Enti Shtetëror ka kryer revizion nëse është zbatuar plan veprimi strategjik për 2017 – 2022 dhe arriti në përfundimin se nga 130 masat e përfshira, vetëm 52% u zbatuan plotësisht, 34% janë zbatuar pjesërisht dhe 14% nuk janë zbatuar fare. Sipas Revizionit kjo është si pasojë e përcaktimit joadekuat të masave për arritjen e qëllimeve, afateve joreale, mos vlerësimi i burimeve financiare si dhe koordinimi i pamjaftueshëm midis institucioneve.

“Nga 146 milion denarë nuk janë shfrytëzuar fare, reformë e cila ishte lëndë e analizës së detajuar dhe hetimit tonë, me ç’ rast rekomanduam kompetentët që të ndërmarrin aktivitete për të dhënë sqarim cila ishte rëndësia e kësaj reforme për tu vazhduar në strategjinë e re”, tha Natasha Ninevska, Enti Shtetëror i Revizionit.

Sipas Ninevskës, dështimi kryesor është mos zbatimi i sistemit për lidhje elektronike midis institucioneve, projekt i cili kushtoi 2,39 milion euro, por kurrë nuk u vë në qarkullim. Gjetjet e revizionit tregojnë se kjo pamundëson përshpejtimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, për lëndë të cilat mbahen në sirtarë.

“Raporti i revizionit, po ashtu nxori në dukje që pajisja shumë e shtrenjtë për këmbim të informatave interne ndërmjet Prokurorisë Publike, Ministrisë së Brendshme, Policisë Financiare Drejtorisë së të ardhurave publike dhe institucioneve tjera, nuk është vënë në funksion akoma, megjithëse 75% e shumës së këtij sistemi është ndarë nga IPA fondet. Por, as Ministria e Drejtësisë nuk jep sqarime për çfarë nuk vihet në funksion dhe nuk tregon se a do të përfshihet në plan veprimin aksionar në 5 vitet e ardhshme”.

Strategjia për reforma në sektorin e drejtësisë për periudhën 2017-2022, sipas Revizionit është bazë për vazhdimin e reformave në drejtësi të Maqedoninë me qëllim të përmbushjes së rekomandimeve të dhëna në Raportet e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përkatësisht ë Kapitullin 23, i titulluar “Drejtësia dhe të drejtat themelore në rrugën drejt procesit të integrimit evropian”, transmeton Alsat.

Sa është besimi në gjyqësi sipas anketës së fundit?

Vetëm 4 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit, kjo sipas anketës së fundit që IRI që është publikuar ditëve të fundit. Anketat e mëhershme tregonin se 8 për qind e qytetarëve të anketuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut i besonin tërësisht gjyqësorit, për një vit ky besim ka shënuar ulje drastike. Në anketën në fjalë dukshëm është ulur besimi edhe në Prokurori, Polici, Sistemin shëndetësor, punën e Qeverisë, Arsimin.

Kjo tregon që besimi në gjyqësi dhe institucionet e drejtësisë është shqetësues se është shumë i ulët, e më shqetësuese se kaq është fakti se besimi nuk shkon në rritje vetëm në ulje e sipër. E kjo është dëshmuar që brenda vitit nga 8% ka rënë në 4%, e nuk dihet vitin e ardhshëm kjo përqindje ku do përfundojë.

Ambasadorja amerikane në vend, Kejt Meri Bërnz, në një konferencë para gjykatësve tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë besim në gjyqësi. Ajo u bazua në anketën e fundit të Eurothink, ku vetëm 8% e qytetarëve kanë besim në gjyqësi, ndërsa që të përmirësohet kjo, duhet të funksionojë sistemi.

“Nuk është sekret se opinioni nuk beson në gjyqësi. Në fakt, anketa e fundit e Eurothink  tregoi se vetëm 8% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë besim në gjyqësi dhe prokurori. Si duket, ka shumë gjëra për të bërë, duke përfshirë reformat gjyqësore dhe përforcimin e institucioneve, por gjithashtu duhet të adresohen dhe percepcionet – njerëzit duhet të shohin dhe të ndjejnë se sistemi funksionon. Qytetarët duhet të jenë të bindur se rastet e tyre do të dëgjohen nga gjykata neutrale dhe të pavarura në afat të caktuar. Ky është principi bazë në çdo demokraci të lirë dhe funksionale”, pati thënë Bërnz në konferencën ndërkombëtare gjyqësore në Shkup.

Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar pastaj duke e lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues. /Zhurnal.mk

Related posts

“Margini”: Jetojmë në një shoqëri të dhunshme dhe të vet-pëlqyer

Gazetamax.mk

Fillon fushata “Vakt i shëndetshëm për çdo fëmijë”

Gazetamax.mk

Maqedonia e Veriut me punëtorët më produktivët në rajon

Gazetamax.mk