GazetaMax
LIFESTYLE

Dita Ndërkombëtare e Tuberkulozit, masat për parandalim

Dita Ndërkombëtare e Tuberkulozit shënohet më 24 mars dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes në mesin e popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike që ka tuberkulozi, si dhe qëtë shtohen angazhimet për t’i dhënë fund epidemisë globale të tuberkulozit (TB).

24 marsi shënon ditën e vitit 1882, kur doktor Robert Koh publikoi se e kishte zbuluar bakterin që shkakton tuberkulozin, duke ia hapur kështu rrugën diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje. Pavarësisht përparimeve të rëndësishme në dekadat e fundit, TB vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mesin e sëmundjeve ngjitëse, me rreth 4100 vdekje në ditë dhe rreth 30,000 njerëz që sëmuren nga tuberkulozi – megjithëse ato mund të parandalohet dhe trajtohet. Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se 10 milionë njerëz ishin të infektuar me tuberkuloz dhe se deri në vitin 2020 kishte 1.5 milionë vdekje, duke e bërë atë vrasësin më të madh infektiv pas infeksionit COVID në botë. Mbi 95% e vdekjeve nga tuberkulozi ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Motoja e OBSH-së këtë vit është “Investoni për fundin e TB-së. Shpëtoni jetë”. Me përmirësimin e programit të parandalimit, do të zbulohen me kohë rastet e reja dhe do të mbyllet zinxhiri i transmetimit të TB. Për shkak të pandemisë COVID, masat parandaluese kundër TB-së u neglizhuan dhe kjo çoi në mungesën e kontrollit të plotë mbi TB-në. Megjithatë, pandemia COVID nuk është më dhe ajo nuk duhet të jetë pengesë për zbatimin e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin e TB-së. Në vitin 2021, në Republikën e Maqedonisë, është regjistruar prevalencë e tuberkulozit aktiv prej 10,2 për 100.000 banorë, ose 146 raste, nga të cilat 129 janë të sapoinfektuar dhe 14 asimptomatikë. Kemi, po ashtu, një rënie të vazhdueshme të numrit total të të sëmurëve me tuberkuloz për periudhën e analizuar 2010-2021 dhe shkalla e prevalencës tregon një trend të rënies së vazhdueshme. Në vitin 2021 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar incidenca e tuberkulozit aktiv prej 7,05 për 100 000 banorë ose 129 persona të rinj të infektuar. Në periudhën e analizuar 2010-2021, shkalla e incidencës, si dhe shkalla e prevalencës, tregon një trend të rënies. Maqedonia e Veriut është nga vendet me shkallë të ulët të incidencës nga vendet e rajonit evropian.

Dita Ndërkombëtare e Tuberkulozit është mundësi për ta ngritur zërin tonë në thirrjen për veprim të menjëhershëm për t’i dhënë fund tuberkulozit, veçanërisht në mes të pandemisë aktuale të virusit korona .

Masat për parandalim

Të gjitha format e tuberkulozit mund të trajtohen nëse ato diagnostikohen dhe trajtohen në kohë. Trajtimi përfshin marrjen e një kombinimi të barnave për gjashtë muaj ose më shumë, pasi disa baktere të TB-së janë natyrshëm rezistente ndaj një ose më shumë prej barnave të cilat administrohen. Me qëllim të kontrollit dhe trajtimit më të suksesshëm të tuberkulozit në Republikën e Maqedonisë, zvogëlimit të rrezikut të përhapjes së infeksionit, veçanërisht atij të shkaktuar nga shtamet rezistuese të Mycobacterium tuberculosis, parandalimit të koinfeksionit ndërmjet tuberkulozit me infeksion HIV, është e nevojshme të merren të gjitha masat parandaluese në dispozicion, që kontribuojnë në zbulimin dhe parandalimin e hershëm të sëmundjes. 1. Zbulimi aktiv i rasteve të tuberkulozit në grupet e rrezikuara me radiografi selektive (spitale psikiatrike, burgje). Radiografia e grupeve të rrezikut, ku përfshihen: pacientët në spitalet psikiatrike, të burgosurit në burgjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, personat e zhvendosur përkohësisht, të varurit nga droga, migrantët etj. Me qëllim të zbulimit të hershëm të pacientëve me tuberkuloz dhe sëmundjeve të tjera jospecifike të mushkërive, bëhet imazheria radiografike selektive e personave me rrezik më të lartë të tuberkulozit. 2. Aktivitetet DOT – me aktivitete DOT nënkuptojmë kontroll të drejtpërdrejtë të trajtimit dhe mbikëqyrje të të sëmurëve me tuberkuloz, si dhe edukim shëndetësor përmes bisedave me të sëmurët dhe familjet e tyre në shtëpitë e të sëmurëve.

Parandalimi i përhapjes së tuberkulozit mund të bëhet duke i trajtuar rastet e reja të të sëmurëve me tuberkuloz sipas procedurave standarde për shërim, të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. 3. Angazhim i rëndësishëm për avancimin e trajtimit të kategorive të pambrojtura, siç janë: personat me Hepatit C ose personat me HIV/SIDA, si dhe avancimi i kushteve për diagnostikim dhe trajtim në kohë, me do të zvogëlohet çka dukshëm përhapja e mëtejshme e virusit HIV. 4. Mënyra e shëndetshme e të jetuarit paraqet një nga masat e cila e zvogëlon rrezikun nga TB. Personat të cilët nuk kanë gjendje të mirë shëndetësore janë më të rrezikuar, sepse rezistenca e tyre ndaj sëmundjes është më e vogël se sa tek personat e shëndetshëm. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të konsumohet ushqim i shëndetshëm, që përmban shumë pemë dhe perime, mish me më pak yndyrë, si dhe të evitohet konsumimi i ushqimeve të përpunuara dhe atyre që përmbajnë sheqer. Aktiviteti fizik ka një rëndësi të madhe, si edhe hmangia e zakoneve të këqija, si alkooli, duhani dhe droga, por duhet të mirëmbahet edhe higjiena personale, më shumë kohë të kalohet në ajër të pastër, male etj.

Megjithatë, masë më e mirë për parandalim është trajtimi i duhur dhe në kohë i çdo të sëmuri nga tuberkulozi, me ç’rast ndërpritet vargu i përhapjes së infeksionit.

Related posts

​A mundet kafja dhe çaji të zëvendësojnë ujin?

e-max

Ela Muja rikthehet më e fortë se kurrë me projektin e ri

e-max

“Meghan Markle” emri më i kërkuar në Google

e-max