GazetaMax
Ballina

Djemtë e dëshmorit, Avdullah Bugari, ndihmojnë refugjatët ukrainas në Austri

Në Ansfelden të Austrisë së Epërme, në garazhin e automjeteve të vëllezërve nga Rahoveci, Nuri dhe Adri Bugari, veturat e familjeve ukrainase thuajse çdo ditë ndalen për riparim. Tash e disa javë riparimin e veturave të refugjatëve ukrainas ata e kanë bërë falas.
Por, pak më ndryshe ishte me një familje tjetër. Edhe pse provuan ta riparojnë veturën e kësaj familje, nuk ia dolën. Për shkak të dëmtimeve që kishte vetura gjatë përplasjes me një tanke në konfliktin Rusi – Ukrainë, ajo nuk kishte mundësi riparimi.
Vëllezërit Bugari kërkuan ndihmë nga qytetarët e kësaj komune për të siguruar një veturë tjetër, e preferuar ishte “Opel Zafira”, ashtu siç e kishin vetë familja ukrainase.
Dy djemtë, Nuri dhe Adri, në Austri, kishin ardhur edhe vetë si refugjatë në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë. Ata janë bijtë e dëshmorit Abdullah Bugari, i cili ishte edhe dëshmori i parë i rënë gjatë luftës në Rahovec. Megjithatë, nga hiçi, ai dhe vëllai i tij Adri, hapën një garazh veturash, ku sot kanë 15 punëtorë. Por, të dy vëllezërit “kalvarin” që e kanë përjetuar gjatë rrugëtimit të tyre si refugjatë, dëshirojnë ta përcjellin si një mbështetje edhe për refugjatët ukrainas.
Nuri dhe Adri Bugari shpejt e siguruan veturën dhe ua dhuruan familjes ukrainase. Ashtu siç e do tradita shqiptare, ata i dërguan familjen edhe për ushqim në një furrë shqiptare në Linz. Pasi tashme kishin siguruan veturën dhe u ushqyen mirë, familja ukrainase mori rrugën drejt distanconit të tyre, shkruan albinfo.at.
“Për fat të mirë, vetura u sigurua. Ajo u dhurua nga ne për familjen ukrainase. Adri Bugari falënderon edhe furrën “Europa” me pronar Haid Medo Suken për drekën. I urojmë familjes udhëtim të mbarë”, kishte shkruar në rrjetin social të tij në “Facebook”, njëri nga vëllezërit.
Një falënderim për këtë gjest human ka shprehur edhe kryetari i kësaj komune, Christian Partoll. Pasi ka falënderuar vëllezërit Bugari, ai për meinbezirk.at ka thënë: “Çdo ditë kontaktohem nga kompani dhe persona privatë, të cilët janë të gatshëm të japin ndihëm e tyre në çfarëdo lloj forme”, ka thënë kryetari Christian Partoll, i cili është i mahnitur nga gatishmëria për ndihmë e iniciativave private në Ansfelden.
Kryetari i komunës ka shtuar se është duke u përpjekur të organizojë kopshte dhe shkolla për fëmijët ukrainas që qëndrojnë në këtë komunë me familjet e tyre.

Related posts

Beatrix e DJ Geek po e shijojn suksesin e madh me “Më shumë se ti”

Gazeta Max

Don Xhon ndahet nga bukuroshja ruse, modelja reagon zemërthyer

Gazeta Max

Adrienne Hauser me elegancë në piano kulmon në ritme hungareze

Gazeta Max