GazetaMax
Ballina

Doc. D-R Shaban Memeti, zgjidhet profesor i asociuar i Kirurgjisë dhe Kirurgjisë së fëmijëve dhe kujdesi shëndetësor në UKIM, Shkup

Kontributi, human dhe shkencorë në fushën e mjekësisë i Doc. d-r Shaban Memeti, është kurorëzuar me një vlerësim tjetër të ngrritjes shkencore duke u zgjedhur Profesor i Asociuar i Kirurgjise, Kirurgjise se femijeve dhe Kujdesi shendetesor, nga fakulteti I mjekësisë pranë UKIM, Shkup.

Në mbledhjen e Keshillit mesimoro-shkencore të Fakultetit të mjekesisë pranë UKIM, Shkup , Doc. d-r Shaban Memeti u zgjodh Profesor i Asociuar i Kirurgjise, Kirurgjisë së femijeve dhe Kujdesi shëndetesorë.

Doc. d-r Shaban Memeti, si Drejtori i Institutit Të Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut, dhe specjalist i Kirurgjisë së fëmijëve, në spitalin pediatrik në Shkup, ndër vite është pjesë e një stafi punëtorësh shkencorë që është angazhuar në përballimin e shumë sfidave në shëndetësi, ashtu sic ishte rasti me pandeminë Kovid – 19.
Trendi I një mjekësie që po ndryshonë dhe sfidat për harmonizimin e saj me metodat bashkohore, ka qenë preokupimi I vazhdueshëm I tij, duke u munduar të sjellë përvojat aplikative të qendrave hulumtuese botërore në formën e standardeve të reja në sistemin e brishtë shëndetësorë të Maqedonisë së Veriut.

Kontributii tij shkencorë në fushën e mjekësisë, është vlerësuar lartë nga fakulteti I mjekësisë pran UKIM në Shkup, duke I dhënë edhe titullin prestigjioz të nevojshëm për cdo fakultet të mjekësisë: Profesor i Asociuar i Kirurgjise, Kirurgjise se femijeve dhe Kujdesi shendetesor.

Related posts

Çfarë thotë sperma për shëndetin tuaj

Gazeta Max

Drejtori Halili mori pjesë në hapjen ceremoniale të Dialogut Programor Rajonal të Fondit të Gjelbër Klimatik (FGJK) për Europën Lindore dhe rajonin e Azisë Qendrore

Gazeta Max

Arrat ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës

Gazeta Max