GazetaMax
Lajme

Doktori nga Kumanova: Aleanca më keqpërdori

Gjatë ditës së djeshme u bë publike lajmi se në postin e drejtorit të spitalit të Kumanovës, është rikthyer Biljana Ivanovska, e cila tre javë më parë u shkarkua nga ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti me arsyetimin se “nuk është profesioniste” dhe u zëvendësua me Fati Xhemailin. Ky i fundit në një deklaratë për portalinX është shprehur se ka qenë i keqpërdorur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Arben Taravari. “Ditën e diel isha i ftuar nga Z. Taravari përmes deputetit i cili më ofroi që të bëhem drejtor. Ishim në takim tek “Euroaktiva”. Unë isha i përgatitur që të flas me Taravarin dhe të njoftohemi sepse nuk më njihte ai. Më tha që kam marrë disa lavëdrata nga qytetarët se kemi bë zgjedhje të mirë. Unë kisha bindjen se ai do të më përkrah me projektet me të cilat kisha filluar se deputeti ishte i njoftuar. Posa u takuam ai më tha: Doktor, kam një lajm të keq. Duhet ta bëjmë një kompensim. Duhet të tërhiqesh nga spitali i Kumanovës si drejtor e ne do të emërojmë si këshilltarë i jashtëm i Ministrit dhe do ti marrësh nja 30,40 000 denarë. I thash: Zotëri, unë nuk jam futur as si drejtor për tu pasuruar as nuk kam nevojë për para. Arsyetimi ka qenë se ka shumë presion prej Kovaçevskit dhe është në pikëpyetje Qeveria” – deklaroi Xhemaili.

Related posts

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Denis Tot

Gazetamax.mk

Bekteshi: Do të ndërmarim masa konkrete që të ulet pritja e qytetarëve nëpër kufi

Gazetamax.mk

Bekteshi: Plotësisht jam i fokusuar në krizën energjetike

Gazetamax.mk