Kunis flet për rrënjët e saj ukrainase dhe pushtimin rus

Mila Kunis ka folur për rrënjët e saj ukrainase dhe pushtimit të udhëhequr nga Rusia në vendin e saj.

Aktorja e “Bad Moms”, 38 vjeç, dhe bashkëshorti Ashton Kutcher nisën një fushatë për mbledhjen e fondeve dhe mbështetjen e përpjekjeve humanitare në Ukrainë, ku lindi Kunis, duke tejkaluar 20 milionë dollarë nga synimi i tyre prej 30 milionë dollarësh në më pak se një javë.

Duke folur me Maria Shriver për serialin digjital të gazetares “Conversations Above the Noise”, Kunis tregoi përjetimet emocionale ndaj shikimit të luftës në lajme, duke shpjeguar se ndërsa ajo identifikohet si një amerikane krenare, pasi ishte transferuar në SHBA nga Ukraina si fëmijë në vitin 1991, ajo nuk mund të mos ndihet e ndikuar nga ngjarjet.

“Unë jam ndjerë gjithmonë si një amerikan. Njerëzit thanë: “Oh, ju jeni kaq evropianolindor”. Unë thashë, ‘Unë jam shumë Los Angelese. Çfarë do të thoni?’. Gjithë jetën time kam qenë si të isha nga LA. Pastaj kjo ndodh – dhe ki parasysh, ne kemi miq në Ukrainë, Ashton dhe unë shkuam dhe u takuam me presidentin Volodymyr Zelenskyy menjëherë para COVID-19. Unë kam qenë atje, por gjjithmonë e kam konsideruar veten shumë amerikane”, tha aktorja.

“Kjo ndodh dhe unë nuk mund të shpreh apo shpjegoj atë që më ndodhi, por papritmas u bëra me të vërtetë, m’u duk, oh Zot, ndjej sikur një pjesë e zemrës sime sapo u gri, ishte ndjenja më e çuditshme”, vazhdoi ajo.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon pasi forcat e tyre filluan një pushtim në shkallë të gjerë më 24 shkurt – konflikti i parë i madh tokësor në Evropë në dekada.

Të fundit në përqindje