GazetaMax
Lajme

Dorëzohet çmimi shtetëror “11 Tetori”

Shkup, 11 tetor – Me rastin e festës 11 Tetori – Ditës së Kryengritjes Popullore, sot në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u dorëzua çmimi shtetëror “11 Tetori”.

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror, për vepër jetësore në fushën e shkencës, çmimi pas vdekjes ia ndau prof. dr. Metodi Çepreganov, neuropsikiatër. Në fushën e kulturës dhe artit, çmimi iu nda poetes Lindita Ahmeti, shkrimtarit Tomislla Osmanli dhe artistit Micko Jankullovski.

Kryetari i Këshillit për Çmimin shtetëror “11 Tetori”, Xhevdet Hajredini theksoi se në konkurs janë paraqitur gjithsej 23 krijues nga të gjitha fushat e jetesës. U dërgoi apel qeverive aktuale dhe të ardhshme, kryeministrat dhe ministrat e Financave të mos kursejnë nga mjetet buxhetore të dedikuara për financimin e shkencës, kulturës dhe artit.

Artisti i artit figurativ, Micko Jankullovski Micko Jankulovski, duke shprehur falënderim në emër të të gjithë fituesve, theksoi se sot jetojmë në një kohë të realitetit që e kemi trashëguar nga të parët tanë, të cilin më pas duhet t’ua kalojmë fëmijëve tanë dhe t’u lëmë trashëgimi sociale dhe kulturore.

Çmimi “11 Tetori” ndahet për vlerësimin më të lartë të veprës jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik. Çmimi shtetëror u dha për herë të parë në vitin 1995.

Related posts

Drejtori Selami pjesëmarrës në mbledhjen e WELMEC në Gjermani!

Gazetamax.mk

Mariçiq: Maqedonia e Veriut e ka Greqinë si partner dhe mbështetës të fortë në rrugën evropiane

Gazetamax.mk

Nesër në Parlament dorëzohet propozimi që Penov të emërohet ministër i Vetqeverisjes lokale

Gazetamax.mk