GazetaMax
Lajme

Drejtori Amerikan i NDI, Robert Scot pjesë e komisionit intervistues të degës së BDI-së në Çair, për zgjedhjen e kryetarit të Forumit Rinor të BDI-së Çair!

Me një qasje inovative sot kemi nisur procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Forumit tonë Rinor, duke përfshirë edhe ekspertë të respektuar ndërkombëtar.

Siç e dini, javën e kaluar shpallëm thirje publike për kandidat për kryetar të Forumit Rinor të BDI-së në Çair, ku iniciuam një sistem aplikimi online për të gjithë kandidatët e interesuar, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj aksesit dhe modernizimit në angazhimin politik.
Kjo platformë ka tërhequr me sukses kandidatë dinamikë, duke vënë në pah pjesëmarrjen aktive të të rinjve tanë në proceset demokratike.

Pasi përfundoi afati i aplikimit, sot ka vijuar procesi i Intervistës profesionale nëpërmjet një komisioni që kishte për detyrë të zhvillojë intervista të thelluara me secilin kandidat.
Ky proces siguron një vlerësim gjithëpërfshirës të bazuar në merita dhe potencial, duke synuar identifikimin e një kryetari që rezonon vërtetë me vlerat dhe synimet e rinisë dhe partisë sonë.

Jemi të nderuar që z. Robert Scot, Drejtor i zyrës së Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Shkup, iu bashkua panelit tonë intervistues.
Procesi po zhvillohet në mënyrë shumë transparente dhe demokratike, me të vetmin qëllim, të zgjedhim kryetarin e rinisë më të mirë të Çairit!

Kanë ngelur vetëm edhe dy ditë!
Ju kujtojmë se me datë 22.12.2023 në sallën sportive “Shaban Trstena” me fillim në ora 18:00, në mënyrë spektakulare me prezencën e kryetarit Ali Ahmeti, do të mbajmë Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të BDI-së në Çair!

Na priftë e mbara!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=122114720852123946&set=pcb.122114721842123946

Related posts

MPJ: Nuk ka ndryshuar mënyra e përdorimit të emrit të shtetit në NATO

Gazetamax.mk

ASH: Avokati i BDI-së ju bën presion mësimdhënësve, duke keqpërdorur fëmijët

Gazetamax.mk

Trençevska: Bashkëpunimi i përbashkët do të kontribuojë në sqarimin e disa paqartësive dhe dilemave

Gazetamax.mk