Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi, ku daja ka vrarë me kaçavidë mbesën e tij duke e goditur disa herë në qafë, pasi e mitura i rezistoi përdhunimit.
“E çova në fushë dhe e vrava me kaçavidë”, ka treguar ai pas zbulimit të krimit makabër.
Daja i vogëlushes raportohet se ka luajtur “teatër” teksa është shtirur si i shqetësuar për fatin e 11-vjeçares, madje pas gjetjes së trupit ka shkuar për të ngushëlluar prindërit e saj në mëngjes para se të arrestohej.
Ai u “tradhtua” nga kamerat e sigurisë, pasi policia verifikoi pamjet bazuar në informacionin që morën nga prindërit e vajzës për vendet ku ajo kishte lëvizur para se të zhdukej.
Shumë shpejt në një prej kamerave të sigurisë vogëlushaj shihej duke u futur në makinën e autorit.
Vogëlushja shihet duke dalë nga shtëpia dhe duke vrapuar brenda brenda një makine që kishte ndaluar pranë banesës së gjyshit të saj.
Policia ka shoqëruar 37-vjeçarin dhe gjatë marrjes në pyetje ka tentuar ti bindë se nuk ka lidhje me zhdukjen e vajzës, por ka hasur në kontradikta.
Në fund, ai ka rrëfyer se ka vrarë mbesën e tij duke e goditur në qafë me një kaçavidë. Madje, ka treguar në polici vendin ku ishte hedhur trupi i vajzës, në zonën e Katarrahit.
Sipas policisë, dyshohet se vrasësi e ka nxjerrë 11-vjeçaren në fushë, ka tentuar ta përdhunojë dhe kur ajo ka rezistuar, ka kapur një kaçavidë dhe e ka vrarë duke e goditur vazhdimisht me thikë në qafë.
Autori ishte arrestua në vitin 2017 për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare dhe në vitin 2020 u dënua në shkallën e parë nga Gjykata e Jurisë së Përzier në Zakynthos me nëntë vjet burg, por dënimi i tij u pezullua.
Ai u lirua me kushte, të cilat përfshinin paraqitjen e tij në komisariat dhe të mos përsëriste krimin e tij.