GazetaMax
Kuriozitete

E dhimbshme: Vdes në moshën 23-vjeçare ish-futbollisti i FC Shkupit

Futbollisti Mariano Ondo, përfaqësues i Guinesë Ekuatoriale dhe ish-futbollist i Shkupit, ka humbur jetën të mërkurën në stërvitjen e kombëtares së tij në moshën 23-vjeçare, njoftojnë mediat e huaja.
Ondo po qëndronte në atdheun e tij dhe po stërvitej ndërsa priste dokumentet e nevojshme për t’u transferuar në Spanjë, me skuadrën e kategorisë së tretë Rapid de Bouzas, kur u rrëzua në stërvitje.
Siç raportojnë mediat spanjolle, futbollisti nuk po ndihej mirë në fund të stërvitjes dhe u rrëzua. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por vetëm mund ta konstatonin vdekjen.

Related posts

Dele mund të largohet nga Evertoni

Gazeta Max

Barcelona merr vendim të papritur për Coutinhon

Gazeta Max

Man City në garë me Arsenal për Mykhaylo Mudryk

Gazeta Max