GazetaMax
Lajme

E moshuara, çdo ditë në rrugë për të shitur

Gostivar, 30 Tetor – Quhet Darinka Bozhinovska, dhe është 82 vjeçe. Vjen nga një fshat në malësinë e Gostivarit, ndërsa për çdo ditë, ajo mbledh deri tre kilogram arra dhe gështenja për t’i shitur më pas në qytet. E moshuara thotë se kjo është mënyra e vetme për të siguruar ekzistencën. Megjithatë sipas saj për shkak të krizës shpesh ndodh që të kthehet në shtëpi pa shitur asgjë.

“Dobët, shumë dobët, nuk  kanë para populli. Te paratë është e gjitha. Na ndodh edhe ti kthejmë prapë në shtëpi qoftë arrat apo gështenjat, shpesh ndodh. Po çka të bëj, jam 82 vjeçe mundohem të mbledh pak arra pak gështenja që t`ia dal mbanë, çka të bëj.  Shumë e rëndë është bërë jeta”.tha Darinka Bozhinoska.

Nëpër rrugët e Gostivarit, ka shumë shitës të tillë, por mungojnë blerësit. Qytetarët e anketuar thonë se për shkak të krizës mundohen të sigurojnë vetëm prodhimet ushqimore bazë.

“Për popullin aspak askujt si intereson. Vështirë është bë, s`është mirë kjo, dhe nuk besoj se do bëhet më mirë më. S`ka standardi ka rënë nën zero s`ka standard, mezi lidhim fillimin me fundin e muajit”tha nje Banor.

“Kriza është shumë e rëndë por patjetër ta përballojmë, çka me bë.  Duhet populli të punoj, 50 për qind e popullit që nuk kanë zanat e shkollë, të punojnë sepse po të mos e kenë fuqinë punëtore populli problem do jetë”, tha nje Banor.

“Krizë e madhe është shtrenjtim i madh është bë. Shumë ndikon kjo jo pak. S`ka njerëzit kanë ik nëpër perëndim. Ne që kemi mbet problem me krizën çka të bëjmë”tha nje Banor.

Nga komuna e Gostivarit, për Alsat janë shprehur se shkaku i krizës së vitit të fundit, në komunë, po ashtu është dobësuar tej mase edhe pagesë e tatimit nga ana e qytetarëve. E njëjta që dikur ishte mbi 70 për qind, tani nuk është aspak më e lartë se 30 për qind.

Related posts

MPJ i dërgon edhe një notë tjetër verbale Bullgarisë, këtë herë për Kostadin Kostadinovin

Gazetamax.mk

Nuredini: Ngjarje për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqeni i Dojranit 

Gazetamax.mk

UNSHM apelon për zgjidhjen e problemit me mungesën e librave

Gazetamax.mk