GazetaMax
Ballina

ECONOLIT 2023/ Drejtori Halili: Mbështetja për sipërmarrësit e rinj është vendimtare në zhvillimin e një ekonomie inovative

DFIZHT Festim Halili sot iu drejtua panelit “Diagnoza e edukimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut: Ku jemi?”, e cila u mbajt në kuadër të konferencës ECONOLIT 2023 “Edukimi ekonomik: një aftësi e domosdoshme e shekullit të 21-të”.

“Mendoj se mbështetja për sipërmarrësit e rinj të ardhshëm është vendimtare në zhvillimin e një ekonomie inovative, nga e cila do të përfitojë e gjithë shoqëria. Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërmerr disa iniciativa dhe programe përmes të cilave inkurajojmë të rinjtë në zhvillimin e ideve të tyre të biznesit dhe realizimin e ëndrrave të tyre pikërisht në vendin tonë”, theksoi Halili në fjalimin e tij.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=754592359564566&set=pcb.754592652897870

Related posts

Dalin përgjimet e Elsa Lilës me kreun e grupit italiano-shqiptar: Këtu është si në Shqipëri, njerëzit shiten

Gazeta Max

Anida Llane: Applause, the best catalyst for success

Gazeta Max

Ai ju do me të vërtetë nëse i bën këto gjëra

Gazeta Max