GazetaMax
Lajme

Editorial / Ikja e të rinjve, çfarë thotë pushteti, çfarë është realiteti

Shkruan Agjencia Zhurnal.mk

Shkup, 28 shtator – Maqedonisë së Veriut në një periudhë prej tetë vitesh i kanë ikur rreth 700 mijë qytetarë, që i bie se çdo i katërti qytetar ka ikur. Këto të dhëna tmerruese duket se ende nuk po e vetëdijësojnë qeverinë që të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për reforma thelbësore duke ndryshuar klimën e politikbërjes. Rinia po ikë dhe do të vazhdojë të ikë gjithmonë përderisa në vendin tonë nuk kemi drejtësi, stabilitet politik, zhvillim ekonomik.

700 mijë qytetarë tanë janë larguar nga Maqedonia e Veriut

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi me shqetësim ka publikuar se nga viti 2011 deri në vitin 2019, rreth 700 mijë bashkëqytetarë tanë janë larguar nga vendi ynë ose pothuajse çdo i katërti është larguar nga vendi. Edhe pse kjo tendencë ka rënë gjatë periudhës së Covid-it, fatkeqësisht paraqet një problem serioz, jo vetëm për bartësit e funksioneve publike dhe politikëbërësit, por për të gjithë shoqërinë.

Bytyqi shtoi se përqindja e të papunëve në Agjencinë e Punësimit është realisht ende e lartë, por 93.4 për qind e të papunëve janë analfabetë funksionalë, që do të thotë se aftësitë e tyre nuk përputhen me tregun e punës.

Për këtë arsye ka ardhur koha që të gjithë të kuptojnë se duhet të ndryshojnë dhe të janë palë aktive në tregun e punës duke i ndryshuar shprehitë e punës.

Pse po na ikin rinia!

Papunësia e të rinjve është një nga problemet kryesore me të cilat përballen të rinjtë në vend. Është konstatuar se një e katërta e të papunëve janë të rinj dhe se përqindja e të rinjve që kërkojnë punë është shumë më e lartë krahasuar me të gjitha grupmoshat tjera.
Pengesa kryesore që të rinjtë përmendin kur kërkojnë një punë është partizimi i shoqërisë. Të rinjtë thonë se problemi është i dukshëm për publikun dhe se ekziston një mungesë e përgjithshme e kritereve të kompetencës në zgjedhjen e anëtarëve të organeve drejtuese të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve.

Arsyeja kryesore e rritjes së papunësisë është përkatësia partiake dhe nepotizmi në rritje në zgjedhjen e vendeve të punës.

Qeveria pat premtuar se shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 do të ulet ndjeshëm, në masën nën 17% deri në 2024. Disa nga premtimet e autoriteteve në fushën e papunësisë së të rinjve, ndër të tjera, ishin sigurimi i pakthyeshëm nga 5 deri në 15 mijë euro për të rinjtë për biznes, rimbursimi i taksës së të ardhurave personale për dy vjet për punonjësit e rinj deri në 29 vjet, kredi pa interes për të rinjtë për digjitalizimin e biznesit dhe bursa të profesioneve qumështit. Edhe pse ky program i Qeverisë tregon interes të shtuar për të rinjtë, problemi është se nuk ka rezultate të dukshme.

Maqedonia e Veriut do të detyrohet të marrë punëtor nga Azia ose Afrika

Në këto tetë vite është bërë një dëm shumë serioz, i cili nuk mund të riparohet brenda një dite apo një viti, por duhet një periudhë disavjeçare. Duket se ka ardhur koha që të importojmë njerëz nga shtete tjera të Azisë ose Afrikës për të siguruar fuqinë punëtore që i mungon Maqedonisë së Veriut.

Nëse ka mungesë të fuqisë punëtore në Gjermani dhe njerëzit nga Maqedonia e Veriut shkojnë në Gjermani, duhet të kuptojmë se ne jemi një vend tërheqës edhe për disa vende të tjera që do të vinin dhe sigurisht do të punonin sepse pagat e paguara këtu mund të jenë më konkurruese se vendet nga ku do të vinin këta punëtorë.

Aktualisht shumë punëtor po vijnë nga Turqia për të punuar në vendin tonë, por në të ardhmen priten që shumë punëtorë të tjerë të vijnë nga India dhe Pakistani për të punuar në fusha të ndryshme, qoftë në IT, qoftë në ndërtimtari, bujqësi, industri të tekstilit apo edhe sektorë të tjerë.

Prandaj, qeveria dhe politikanët duhet t’i lënë pallavrat e deritanishme e të fokusohen në zgjidhje reale të problemeve, duke reformuar tërësisht sistemin e ekonomisë. E përderisa neve në ikin të rinjtë, në Maqedoninë e Veriut fatkeqësisht ende merremi me probleme të kaluara nga historia, gjuha, identiteti, përkatësia etnike etj. Maqedonisë së Veriut i duhet transparencë, stabilitet politik, lider vizionar që shikojnë përpara në zhvillim dhe mirëqenie ekonomike të popullatës. Deri sa merremi me të kaluarën, kurr nuk do mund ta shikojmë të ardhmen! // Zhurnal.mk

Related posts

Maksuti: Bllokimi i kushtetutës, kërcënim për demokracinë

Gazetamax.mk

Faleminderit besimtarë të respektuar, jeni të mrekullueshëm – Allahu ua pranoftë kurbanët tuaj

Gazetamax.mk

Publikohet shpallja për prokurorë publik, votimi bëhet më 7 nëntor

Gazetamax.mk