GazetaMax
Lajme

EDITORIAL / Pa e ç’rrënjosur korrupsionin s’ka integrim në BE

Shkup, 23 janar – Në Maqedoninë e Veriut korrupsioni dominon thuajse në çdo sektor të jetës publike, prandj jo rastësisht thuhet se ku ka pushtet, aty ka edhe korrupsion. Korrupsioni gjithmonë ndërlidhet me pushtetin, pra duhet të jesh aty ku realisht mundesh të kesh fuqi që të sjellësh vendime ndaj të cilave dikush mundet të ketë interes të korruptojë. Pra të gjitha ato fusha që janë të lidhura me pushtetin, pjesa më e madhe ka të bëjë me prokurimet publike, por edhe në aspektin e punësimit. Qeveria është punëdhënësi më i madh dhe financuesi më i madh i projekteve kapitale, prandaj këtu shanset për korrupsion janë më të mëdha.

Raportet e KE-së deri tani kanë raportuar vazhdimisht se korrupsioni mbetet i përhapur në të gjithë sektorët, e në veçanti korrupsioni i nivelit të lartë është rritur. Pandëshkueshmëria është një nga arsyet pse korrupsioni nuk çrrënjoset. Sektorët kryesor ku ka korrupsion janë ata që janë më fitimprurës si pjesa e ndërtimit dhe investimeve në infrastrukturë, koncesionet e pasurive natyrore, prokurimi publik, punësimi etj.

Në Maqedoninë e Veriut korrupsioni luftohet vetëm me fjalë dhe jo me vepra!

Në Maqedoninë e Veriut ekziston edhe Komisioni për antikorrupsion që mundohet të detektojë problemet në këtë sferë, por ka edhe zv.kryeministër për luftën kundër korrupsionit. E përkundër këtyre dy institucioneve që në letër e luftojnë korrupsionin, nuk ka asnjë rezultat konkret në praktikë. Këto dy institucione nuk janë të mjaftueshme në luftën kundër korrupsionit, por edhe pse janë të paktë, këta dy institucione nuk kanë bashkëpunim të mirëfilltë.

Nëse ndonjëherë dalin deklarat dhe jepen mendime nga ana e Komisionit antikorrupsion, nga zyra e zv.kryeministrit për luftën kundërr korrupsionit, thuajse asnjëherë nuk është dëgjuar që ta dalë me masa konkrete në luftën kundër kësaj dukurie negative. Tek e fundit, nuk mund që korrupsionin ta luftojë një njeri i pushtetit.

Lufta kundër korrupsionit kusht kryesor për integrim në BE

Një ndër kushtet themelore që një shtet, me aspirata për integrim në Bashkimin Evropian, duhet të plotësojë është: respektimi i të gjitha standardeve dhe rregullave të BE-së. Kur flasim për standardet e BE-së, respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe sundimi i ligjit janë bazike. Niveli i lartë i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut bie ndesh me standardet bazike të BE-së. Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, Maqedonia e Veriut, në raportin vjetor të Komisionit Evropian, vlerësohen si vende që janë mesatarisht të përgatitura për tu bërë pjesë e BE-së.

Maqedonia e Veriut ka pasur progres në konsolidimin e organizimit të hetimeve, ndjekjet penale dhe gjykimin e çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit. Këtu përfshihen edhe arrestimi i zyrtarëve të nivelit të lartë nga i gjithë spektri politik, por fatkeqësisht këto arrestime nuk arrijnë të përfundojnë siç duhet, sepse duket që korrupsioni është edhe më i madh në vetë sistemin e drejtësisë.

Korrupsioni nuk duhet vetëm të detektohet se ku është, por duhet të dënohet, të aprovohen gjoba, të dalin mësime nga lufta për korrupsion. Fatkeqësisht, ata që më së shumti u dyshuan për miliona euro të vjedhura të marra si korrupsion, ende vazhdojnë të sorrolaten gjyqeve pa një vendim të prerë. Prandaj, tani pasi që Maqedonia e Veriut i ka filluar negociatat me BE-në, një prej kushteve kryeasore që do të hapet në fillim e do të mbyllet në fund është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. BE-ja nuk pranon shtete ku ka korrupsion. Ose duhet ta çrrënjosim këtë dukuri, ose nuk ka integrim në BE!// Zhurnal.mk

Related posts

Penov: Kryetarët që dinë të menaxhojnë në kushte krize do t’ia dalin

Gazeta Max

Mexhiti inspektoi punimet për ndërtimin e rrjetit primar të ujësjellësit në Merovë të Zhelinës

Gazeta Max

Parashtrohen 220 aplikime online për subvencione për blerjen e kondicionerëve inverter

A është aktual propozimi portugez? Përgjigjet Mariçiq

Gazeta Max

Kovaçevski: Studentët gjithmonë kanë të drejtë t’i thonë qëndrimet e tyre

Gazeta Max

Analistët/ Ndërkombëtarët, te Ali Ahmeti shohin faktor stabilizimi

Hartimi i Planit të Ri kombëtar për Menaxhimin me Kualitet 2023 -2025

Gazeta Max

Takim Kovaçevski – Novak: Evropës i nevojitet Maqedonia e Veriut

Gazeta Max

Deputeti Rexhepi pro zgjerimit të Qeverisë, por ka vërejtje dhe kushte

Gazeta Max