GazetaMax
Lajme

EDITORIAL / Sot 31 vite nga pavarësimi i RMV, cili është drejtimi që duhet ta ndjek ky shtet !

Shkruan, Agjencia Zhurnal.mk

Shkup, 8 shtator – Sot, kur Maqedonia e Veriut feston 31 vite nga pavarësimi nga ish-Jugsollavia, partitë opozitare maqedonase ende janë në dilemë se cili është drejtimi që duhet ta ndjek ky shtet. VMRO-DPMNE ka filluar procedurë për nismën qytetare për grumbullimin e nënshkrimeve për shpalljen e një referendumi të obligueshëm i cili ka të bëjë me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Por, a mund të dalë i suksesshëm ky referendum! Më shumë duket si një propagandë e Mickoskit, gjoja po kujdeset për interesat kombëtare maqedonase se sa një sukses i këtij referendumi. Për të qenë i vlefshëm ky referendum, për të votuar duhet të dalin 910 mijë qytetarë, e që kjo është pak sa e vështirë të arrihet. Megjithatë, kjo iniciativë është “thikë me dy tehe” dhe pika vendimtare që do ta përcaktojë fatin e Mickoskit në politikë. Nëse referendumi del i suksesshëm, Mickovski bëhet kryeministër, por nëse dështon, merr fund karriera e tij.

VMRO DPMNE fillon procedurat për referendum!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka filluar procedurat për nismën qytetare për grumbullimin e nënshkrimeve për shpalljen e një referendumi të obligueshëm. Çështja e referendumit, ka të bëjë me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë të cilën Zaevi e dakordoi me Borisovin, si “burim dhe fillim me të gjitha problemet për Maqedoninë dhe bazën me të cilën Bullgaria i mbështeti të gjitha kërkesat dhe pozitat maksimaliste”.

Pyetja në referendum do të jetë: A jeni për shfuqizimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë botuar në Gazetën Zyrtare nr.12/2018 nga 18.01.2018?”.

Nevojiten të grumbullohen 150 mijë nënshkrime për shpalljen e referendumit të obligueshëm, e në momentin kur të grumbullohen këto nënshkrime, Kuvendi obligohet që të shpallë datën e referendumit. Opozita maqedonase shpreson që referendumi të mbahet në muajin mars 2023.

Ky referendum i obligueshëm nënkupton që nëse ai del i suksesshëm, do të ndodhë shkëputja e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërsa sipas VMRO DPMNE-së, kjo do të thotë shkëputje e kërkesave për ndryshimin e teksteve shkollore, kontestimin e gjuhës, historisë e kulturës maqedonase.

Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE e mbështetë integrimin e Maqedonisë në kuadër të Bashkimit Evropian pa kurrfarë dileme, por nuk e mbështetë asimilimin, ndryshimin e fakteve historike, heqjen e veçantisë gjuhësore dhe tjetërsimin identitar.

LSDM: Mickoski është kundër BE-së

“Hristijan Mickoski është kundër BE-së, kjo është e qartë. Ajo që Mickoski po bën është vetëm për qëllimet e tij personale dhe partiake për të mbajtur vendin në VMRO-DPMNE. Pasi të gjitha gënjeshtrat e tij u fundosën dhe filluam negociatat me BE-në me një gjuhë të pastër maqedonase dhe një identitet të mbrojtur maqedonas, Mickoski është i dëshpëruar. Frikësohet nga forcimi i krahut pro-evropian në VMRO-DPMNE, i cili mendon ndryshe nga Mickoski dhe dëshiron që vendi të ecë përpara”, thuhet në reagimin e LSDM-së pas shpalljes së VMRO-DPMNE-së për referendum kundër Traktatit të Miqësisë. dhe Fqinjësia e mirë me Bullgarinë.

“I njëjti Mickoski ishte edhe kundër Marrëveshjes së Prespës dhe pretendonte se me këtë marrëveshje do të kishim humbur identitetin tonë. Ne nuk e kemi humbur identitetin, as Mickoski nuk e përmend më Marrëveshjen e Prespës. I njëjti Mickoski i tha publikisht kryeministrit bullgar Borisov para kamerave në gjuhën bullgare se ai e mbështet Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë”, thekson LSDM-ja.

Referendumi vështirë të dalë i suksesshëm

Referendumin të cilin e ka njoftuar opozita më shumë i ngjanë një testi për zgjedhje të parakohshme parlamentare, se sa një nisme serioze për të ndryshuar rrugën e integrimit të Maqedonisë së Veriut për në Bashkimin Evropian. Që të dal i suksesshëm një referendum, minimum duhet të dalin e të votojnë 910 mijë persona, e prej tyre shumica të jenë “për”. Por ky numër nuk është aspak lehtë i arritshëm. Vetëm nëse krahasohet dalja në zgjedhjet lokale të vitit 2021 (rrethi i parë), gjithsej kanë dalë të votojnë 938 mijë qytetarë, e që i bie 51% e numrit të përgjithshëm të votuese. Në referendumin për ndryshimin e emrit që ishte organizuar nga partitë në pushtet, e që kishte të bëjë me Marrëveshjen e Ohrit, në referendum kishin dalë rreth 655 mijë qytetarë, ose 36.84% e votuesve. Këtë referendum atëherë e kishte bojkotuar VMRO DPMNE, e që nënkupton se përkundër bojkotit, kishet afër 655 mijë qyettarë që dolën të votojnë. Në një logjikë më të thjeshtë, kjo i bie që VMRO DPMNE nuk do të ketë këta qytetarë, me përjashtiem të vogla, sepse këta qytetarë dolën dhe treguan se janë për integrimin e vendit në BE dhe në NATO, edhe pse u ndryshua emri i shtetit.

Nëse referendumi i paralajmëruar nga opozita, bojkotohet nga LSDM-ja dhe partitë në koalicion, kjo nënkupton se nuk ka asnjë shans që mbi 910 mijë persona të dalin e të votojnë. Në këtë formë referendumi del i dështuar.

Referendumi është pika “jetë a vdekje” për karrierën e Mickoskin

Duket se në karrierën e tij Mickovski është lodhur në udhëheqjen e partisë që ia la amanet ish-kryeministri Gruevski. Partia e tij përjetoi disa dështime të njëpasnjëshme, qoftë me deputetët të cilët votuan ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit dhe respektimin e marrëveshjes me Greqinë, por qoftë edhe me paralajmërimet se sërish deputetë të partisë së tij dhe koalicionit mund të votojnë “pro” ndryshimeve të reja kushtetuese. I gjendur në situatë paniku, Mickoski i detyroi deputetët e partisë së tij që të nënshkruajnë deklaratë të verifikuar nën noter, se asnjëherë nuk do ta tradhtojnë sërish partinë, ndryshe do të mbajnë përgjegjësi penale.

Mickoski bilës kërcënoi se nëse kjo ndodhë ai do të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë. E i lëshuar në ofensivë për të fituar besimin e partisë pas humbjeve në zgjedhjet e fundit lokale në Mavrovë, Mickoski njoftoi se zgjidhja e fundit do të jetë referendumi. Por, ky referendum është edhe pika e fundit që do të përcaktojë fatin politik të karrierës së Mickoskit. Nëse referendumi dështon, Mickoski nuk ka më asnjë të drejtë të dalë e të sqarohet para qytetarëve se “unë e bëra detyrën time” por duhet të japë dorëheqje dhe t’i thotë lamtumirë politikës, sepse luajti me partinë e tij në kartën më të keqe të mundshme. Nëse referendumi del i suksesshëm, atëherë domosdo do të rritet presioni për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe VMRO DPMNE këtu mund t’i fitojë zgjedhjet dhe Mickoski të bëhet kryeministër. Kjo do të thotë se kthehemi pas në rrugën e integrimeve, vazhdon bllokada nga Bullgaria edhe për 30 vite tjera si me Greqinë deri sa të vijnë forca progresive të reja që ta kuptojnë realitetin.

Referendumi, manipulim politik në sy të maqedonasve!

VMRO-DPMNE pat organizuar edhe referendum kundër ndarjes territoriale në Maqedoni dhe gjatë atij referendumi, i cili rezultoi i pasuksesshëm, thanë se ditën që të vijnë në pushtet do ta shfuqizojnë ndarjen territoriale. Ata ishin 11 vjet në pushtet dhe nuk e hoqën ndarjen territoriale. Jo që ata nuk donin që ta ndryshonin ndarjen e re territoriale, ku shqiptarët fitonin komunat që nga Kumanova e deri në Strugë, por kjo nuk ishte e mundur të ndodhë kur në qeveri ke koalicionin partitë shqiptare.

Mickoski ngjashëm pat folur se do të anulonte Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe do të kthente emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”, por këtë e ka harruar dhe nuk e përmend më. Kjo, sepse pasojat do të jenë të frikshme për vetë Mickoskin dhe vendin, që nënkuptonte dalje nga NATO dhe rreshtim në rrugën e Kinës dhe Rusisë.
Maqedonasit duhet të dëshmojnë dhe të vendosin vet për çështjet e tyre identitare e historike, por e gjitha kjo duhet të ndodhë me dialog, konsensus dhe duke i respektuar marrëveshjet e nënshkruara me fqinjët.

Related posts

Ndërmarrjet komunale alarmojnë/ Çmim më të ulët të energjisë, ose rritje çmimesh

Gazetamax.mk

Komuna Çair dhe Shoqata Humanitare ndihmojnë Mitrovicën dhe Skënderajn

Gazetamax.mk

Situata në Veri të Kosovës, reagon MPJ

Gazetamax.mk