Pak kohë më parë, Egla Ceno, gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, deklaroi se ishte ngacmuar nga Saimir Kodra rreth 20 vite më parë. Sipas saj, ajo kishte shkuar për të kërkuar punë dhe kishte hasur ngacmim seksual nga moderatori i njohur.
Megjithatë, pas këtij rrëfimi, në një dalje tjetër televizive, në një podcast, Egla Ceno deklaroi se nuk ishte ngacmuar seksualisht asnjëherë në jetën e saj, madje shtoi se i përçmonte gratë që abuzojnë me pretendime të tilla, duke e quajtur këtë sjellje një formë abuzimi ndaj kauzës së grave të dhunuara.
Pas deklaratës së Eglës, reagoi edhe moderatori Saimir Kodra, i cili njoftoi se do t’i drejtohej gjykatës për mbrojtjen e reputacionit të
tij. Ai paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku kërkon shpalljen fajtore.
Në procesin gjyqësor të zhvilluar më pas, Egla solli disa versione mbrojtjeje. Fillimisht, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej në gjykatë. Më pas, në një tjetër deklarim, tha se nuk e kishte përmendur Saimir Kodrën, duke u justifikuar se kishte thënë vetëm mbiemrin “Kodra”, pa përmendur emër.
Në një seancë të mëvonshme, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke pohuar se deklaratat e saj nuk kishin të bënin me Saimir Kodrën personalisht, por me një kauzë simbolike për gratë e abuzuara seksualisht.
Në përfundim të procesit gjyqësor, Egla Ceno u shpall fajtore dhe u dënua me vendim gjykate, pasi deklaratat e saj u vlerësuan si shpifje dhe dëm i padrejtë ndaj reputacionit të moderatorit Saimir Kodra.

