GazetaMax
Lajme

Element PR ndërpret marrëveshjen me Arsovskën, SHGM-ja e mirëpret vendimin

Shkup, 15 shtator – Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e mirëpret vendimin e agjencisë Element PR për ndërprerjen e marrëveshjes me Qytetin e Shkupit si lëvizje me përgjegjësi shoqërore.

Sipas SHGM-së, kjo paraqet shembull pozitiv i cili duhet të kalojë në praktikë.

“Të përkujtojmë se më 10 shtator në ueb faqen e Byrosë për furnizime publike është publikuar se qyteti i Shkupit planifikon të investojë gati 5 milionë denarë për “Përgatitje dhe implementim të promovimit të fushatave për projekte të veçanta për aktivitetet e qytetit të Shkupit” përmes agjencisë së marketingut. Pas publikimit, menjëherë kemi reaguar me kumtesë”, theksojnë nga Shoqata.

Me mënyrën e tillë të financimit të mediave, sipas SHGM-së, Qyteti i Shkupit e shkel moratoriumin për ndalimin e fushatave publike në mediat private dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë e shkel nenin 102 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizive për ndalimin e reklamave, si dhe atë të Qeverisë. Vendim për ndalimin e reklamave në mediat tradicionale dhe onlajn nga viti 2017.

Nga SHGM-ja u bëjnë thirrje agjencive tjera të marketingut të cilat punojnë në këtë mënyrë ose të ngjashme me komuna ose institucione të tjera shtetërore ta ndjekin këtë praktikë.

Related posts

Ngjarje makabër në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në mes të rrugës nga ish-burri

Gazeta Max

Kasami dhe kryetarët e komunave nga Pollogu në inspektim në deponinë Rusino

Gazeta Max

Fati i Kushtetutës midis rrugës evropiane dhe kushtëzimeve të partive shqiptare, çfarë thonë politikbërësit?

Gazeta Max