GazetaMax
Ballina

Esat Ajeti maestro i parukerisë në Gjermani

Esat Ajeti është maestro i fushës së parukerisë, i cili prej shumë vitesh e ushtron me shumë dashuri e pasion këtë zanat.

Eksperienca e gjatë me flokët, ka bërë që prishtinasi Esat Ajeti të shkëlqej në profesion dhe të ketë klientelë të gjërë.

Në rininë e hershme punonte si frizer në Prishtinë, ndërkaq që nga mosha 18 vjeçare ai shkojë në Gjermani, ku jeton e vepron edhe sot e kësaj dite.

Ajeti ka sallonin e tij në qytetin Gelsenkirchen në Nordrhein-Westfalen, që quhet “Friseur Art.Esat Ajeti”, ku punon përkrah bashkëshortes dhe punëtoreve të tjera të shkëlqyera, që siç thotë janë për çdo lavdatë.

Në sallonin “Friseur Art. Esat Ajeti” ofrohen shërbime të floktarisë për të dy gjinitë dhe punohet gjithmonë me mjeshtri të jashtëzakonshme, sipas trendeve dhe stileve më të reja.

Ajeti ka një histori suksesi të lakmueshme, pasi ndër vite ka punuar me mjeshtër të mëdhenjë nga Gjermania dhe nga e gjithë Evropa, të cilët i kanë ndihmuar në ngritjen e cilësisë së punës si frizer edhe për femra, për çka edhe është shkolluar, ka mbajtur shumë seminare dhe ka ndjekur Masterclasa të ndryshme.

Përej të gjjtha, janë realizimet profesionale ato që flasin më së miri për mjeshtrin e parukerisë, Esat Ajeti. Ai, thjeshtë është i shkëlqyer në profesion.

Related posts

Zëvendës drejtori Asani: Rritja e të hyrave nga Dogana dhe projekte të reja në vlerë prej 30 milionë euro

Gazetamax.mk

Merret vesh se kush po e shoqëron Beatrix në shtratin e gjumit

Gazetamax.mk

Pse duhet të konsumoni më shumë pemë dhe perime

Gazetamax.mk