GazetaMax
Lajme

Drejtori i ASH-së: Taravari dhe Mexhiti më shkarkuan se nuk i lash të vjedhin

Drejtori i Spitalit Psikiatrik nga Aleanca për Shqiptarët, Blerim Halimi, ka akuzuar kryesinë e partisë se e kanë shkarkuar nga posti i drejtorit pasi nuk i ka lejuar njerëzit e partisë që të bëjnë keqpërdorime, krim dhe korrupsion. Halimi drejton gishtin te kryetari i partisë Arben Taravari dhe Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti se e shkarkuan për shkak se nuk lejoi krim e korrupsion në institucionin që e udhëhiqte. “Pra pyes zotërit Z. Fatmir Mexhitin dhe Z. Arben Taravarin të cilëve ua kam bërë me dije se në detyrën ku jam unë ka probleme serioze që bëhen nga x persona nga rradhët e partisë sonë. Të cilët filluan të shfaqin tendenca për vepra jashtligjore, këtë e konfirmoi administrata dhe personat kompetent. Pyetja është se vallë arsya e shkarkimit tim është sepse doja ta parandalojë keqpërdorimin, krimin, korrupsionin të cilat e turpërojnë imazhin e partisë sonë”, shkruan Halimi në Facebook. Blerim Halimi është kuadër i ASH-së nga Saraji dhe ishte emëruar drejtor i Spitalit Psikiatrik vetëm para disa muajsh, ndërsa tani shkarkohet me kërkesë të partisë së tij.

Related posts

Infermierët, laborantët dhe fizioterapistët: Problem koeficientët dhe njohja e arsimit të lartë

Gazeta Max

Mickoski: Kemi politikanë që hyjnë të varfër në politikë dhe dalin milionerë

Gazeta Max

Shteti do të kërkojë ndihmë nga Brukseli për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë

Gazeta Max