GazetaMax
Lajme

Është lokalizuar zjarri në një hotel në Shkup

Shkup, 21 Maj – Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin që përfshiu pasditen e sotme një pjesë të hotelit Bushi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Xvonko Tomeski. Sipas informatave të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në momentin kur ka shpërthyer zjarri në hotel ka pasur dasëm. Për shkak të numrit të madh të njerëzve që kanë qenë në hotel dhe se kanë thithur tym, është kërkuar intervenim nga ndihma e shpejtë.

Related posts

Osmani: Jemi të gatshëm për intensitet të fuqishëm në bisedime

Gazeta Max

Bilall Kasami: Kundërkandidati im nuk ka vizionin e duhur, nuk ka kapacitetin dhe potencialin e nevojshëm

Gazeta Max

Arsovska: Qyteti i Shkupit do të funksionojë ashtu si deri tani por me persona me integritet

Gazeta Max