GazetaMax
Lajme

Fatmir Dehari mirëpret gjeneratën e maturantëve 1984/85: Një takim i veçantë për 40-vjetorin e maturës

Një atmosferë e mbushur me emocion dhe mall për vitet e rinisë u krijua sot në Kërçovë, ku kryetari i Komunës, z. Fatmir Dehari, mirëpriti me nderime dhe dashamirësi gjeneratën e maturantëve të vitit shkollor 1984/85, me rastin e 40-vjetorit të maturës së tyre.

Ky takim përkujtoi një etapë të rëndësishme në jetën e gjeneratës së maturantëve, duke sjellë kujtime të paharruara dhe duke thelluar ndjenjën e përkatësisë ndaj qytetit të Kërçovës.

“Befasi e këndshme dhe emocionuese! Pata kënaqësinë të mirëpres këtë gjeneratë të respektuar, për të ndarë momente të veçanta dhe për të reflektuar mbi rrugëtimin e tyre ndër vite”, u shpreh kryetari Dehari.

Ai i falënderoi sinqerisht për kontributin që shumë prej tyre kanë dhënë në fusha të ndryshme të jetës publike, profesionale dhe shoqërore – gjithmonë me dashuri për vendlindjen dhe për komunitetin e Kërçovës.

Në këtë takim miqësor e simbolik, kryetari Dehari ndau edhe të rejat rreth zhvillimeve në komunë, duke theksuar se organet komunale mbeten të përkushtuara për të ndërtuar një qytet dinjitoz, të rregulluar dhe me perspektivë për gjeneratat e reja.

“Jemi duke punuar çdo ditë për një Kërçovë moderne, funksionale dhe të denjë për qytetarët e saj. Kjo është detyrë dhe përgjegjësi që e bartim me shumë seriozitet”, theksoi ai.

Takimi u mbyll në një atmosferë festive dhe të ngrohtë, me fotografi të përbashkëta, kujtime të bukura dhe dëshira të sinqerta për shëndet, suksese dhe jetë të gjatë për secilin prej pjesëmarrësve.

Related posts

Modeli i ri i subvencionimit në bujqësi para Qeverisë

Gazeta Max

Ekipi i ARM, nisi me shpëtimin e të mbijetuarve nga tërmeti

Gazeta Max

Scholz mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por me një kusht

Gazeta Max