Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme. Tani është momenti të bashkohemi, të bashkojmë forcën e të gjithë atyre që janë të zhgënjyer, të të gjithë atyre që janë heshtur, të të gjithë atyre që ende besojnë se ky shtet mund të ndërtohet ndryshe, tha sonte kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në tubimin qytetar “Luftojmë për shtëpinë tonë” në Çeshinovë Obleshevë. I porositi qytetarët se më 19 tetor do të merret një vendim i rëndësishëm për të ardhmen e çdo komune, të çdo lagjeje dhe të gjithë Maqedonisë.
Filipçe theksoi se LSDM-ja po lufton për paga më të larta, për një shtet që punon për qytetarët e tij, dhe jo për elitat partiake në pushtet.
“Po luftojmë për një pagë minimale prej 500 euro, për rend dhe drejtësi, për një shtet që punon për qytetarët e tij, jo për elitat partiake. Populli nuk jeton me numra statistikore – ai e di sa kushton buka dhe qumështi, sa e vështirë është të jetosh”, tha Filipçe.
Kryetari i LSDM-së u përqendrua në situatën në bujqësi ku, siç tha, pushteti i VMRO-DPMNE-së shfuqizoi masat më të mira dhe zhvlerësoi punën e bujqve.
“Këtu në Çeshinovë-Obleshevë, të vazhdojmë të ndërtojmë, të sjellim zgjidhje dhe të sigurojmë përparim për çdo person. Me Goranço Kërstevin, komuna do të zhvillohet, e keni parë. Ai e di që politika nuk është teatër, por shërbim. Ai e di që pozita e kryetarit të komunës nuk është pozicion për fuqi, por detyrim për rezultate”, theksoi Filipçe.


