GazetaMax
Lajme

Filloi stërvitja “Seven stars 22” në organizim të Komandës së brigadës për Evropën Juglindore

Shkup, 28 shtator – Komanda e brigadës për Evropë Juglindore (SEEBRIG), që është e stacionuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, prej sot filloi me realizimin e stërvitjes kompjuterike asistuese “Seven stars 22”, e cila mbahet çdo të dytin vit dhe është një prej aktiviteteve kryesore për stërvitje të SEEBRIG-ut.

Kjo stërvitje e karakterit ndërkombëtar, kumtuan nga SHM e Armatës, ka për qëllim përmirësimin e aftësive operative të Komandës së brigadës dhe njësive të shtuara në përbërje të brigadës, me qëllim të përmirësimit të interoperabilitetit gjatë pjesëmarrjes në operacione në mbështetje të paqes, asistimeve humanitare dhe operacioneve për përgjigje gjatë katastrofave.

Në stërvitje, që do të kryhen deri më 10 tetor me mbështetje të plotë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të marrin pjesë mbi 200 pjesëtarë civilë dhe ushtarakë të vendeve anëtare të SEEBRIG, si dhe vëzhgues nga komandat e NATO-s për sistemim të shpejtë në Greqi dhe Turqi, OSBE dhe komanda të ngjashme multinacionale.

“Gjatë stërvitjes do të kryhen procedura të NATO-s gjatë komandimit dhe kontrollit mes komandës dhe njësive të shtuara në përbërje të SEEBRIG, përmes stërvitjeve të simuluara kompjuterike dhe stërvitjeve në hartë në Qendrën për simulim në përbërje të Komandës për trajnim dhe doktrina në kazermën ‘Alekso Damnievski Bauman’ në Veles, si dhe në kapacitetet e armatës në kazermën ‘Boro Menkov’ në Kumanovë dhe poligonin e armatës ‘Krivollak’”, sqarojnë nga SHM e Armatës.

Në aktivitetet e parapara të stërvitjes në Ditën për mysafirë të lartë, që do të mbahet më 6 tetor në PA Krivollak, do të shfaqet edhe stërvitja e terrenit e cila do të jetë demonstrim dinamik i aktiviteteve në nivel taktik të njësisë së shtuar të SEEBRIG nga përbërja e Armatës së vendit nikoqir.

Me Stërvitjen “Seven stars 22” përforcohen aftësitë e SEEBRIG për bashkëpunim dhe stabilitet në Evropën Juglindore dhe njëherit demonstrohet gatishmëria për pjesëmarrje në operacione në mbështetje të paqes në rast të kërkesës së Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së.

Brigada e Evropës Juglindore është formuar në vitin 199, në bazë të Marrëveshjes për bashkëpunim rajonal në fushën e mbrojtjes, e njohur si Marrëveshja për forca multinacionale paqësore të Evropës Juglindore (FMPEJL), të cilën në vitin 1998 në Shkup e nënshkruan ministrat e mbrojtjes të: Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Italisë, Maqedonisë së Veriut, Rumanisë dhe Turqisë.

Lokacioni i Komandës së SEEBRIG, i cili është në bazë të rotacionit, është në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë në periudhë prej vitit 2020 deri në vitin 2026, me çka Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, krahas pjesëmarrjes së njësive të veta dhe eprorëve të shtabit në SEEBRIG, tregohet si nikoqire e përgjegjshme gjatë kësaj periudhe gjashtëvjeçare.

Njësitë të cilat janë emëruar në brigadë mbeten në lokacionet e veta ekzistuese vendore bazike dhe janë të obliguara me parimin e forcave të dedikuara për stërvitje dhe operacione sipas vendimit të vendeve pjesëmarrëse dhe direktivës adekuate nga Komiteti administrativ politiko-ushtarak (KAPU).

Pozicioni komandant i SEEBRIG pëson rotacion mes vendeve pjesëmarrëse në periudhë trevjeçare

Related posts

Maqedonia e Veriut është e përgatitur që ta formojë Qendrën e trajnimit për zgjedhjet

Gazetamax.mk

Shkakton aksident trafiku dhe ikë, tre kosovarë e sulmojnë fizikisht

Gazetamax.mk

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, Grubi në intervistë live shfaqet me kollare rozë

Gazetamax.mk