GazetaMax
Lajme

Fillon rekonstruimi i Shtëpisë së shëndetit në Kumanovë

Kumanovë, 9 Tetor – Pas gati 7 dekadash ekzistencë, për herë të parë ka filluar rikonstruimi i tërësishëm i objektit të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë. Punimet rreth rikonstruimit pritet të kryhen në disa faza si brenda ashtu edhe jasht objektit.

“Kanë filluar punimet rreth fasadës në pjesën e përparme të objektit.Do të bëhet rinovim i tërësishëm te Dispanseri për fëmijët.Dyer, dritare do të ndërrohen, dyshemeja do të jetë medicinale, inventari do të ndrrohet komplet i ri, vazhdojnë pastaj punimet me punë kjo pjesa e jashtme me u fasadu në lertësi deri në 2 metrapasiqë siç e shifni është tepër e dëmtuar, me një fjalë kushtet do të jenë kushtet shumë më të mira si për pacientët gjithashtu edhe për të punësuarit tanë”, tha për TVM2, Drejtori i ISHP-së, Shtëpia e Shëndetit” – Kumanovë, Faruk Alili.

Drejtori i “Shtëpisë së Shëndetit” Kumanovë, Faruk Alili, gjithashtu njoftoi se paralelisht po rikonstruohen edhe Objektet e Ndihmës së shpejtë dhe Ambulanta në “Lagjen e Trimave”.

“Edhe objekti i Ndihmës së Shpejtë i cili gjendet në pjesën tjetër edhe atje do të zhvillohen rinovime si ndrrim i dyerve, dritareve, dyshemeja, mjetet e punës, gjithëçka që ka brenda do të jet e re, gjithashtu edhe një pjesë e Ambulantës në Lagjen e Trimave, ku atje veçse kemi përfundu rregullimin e çatisë dhe në të ardhmen pasojnë punimet rreth renovimit të objektit,” – tha për TVM2, Faruk Alili.

Ndryshe një pjesë objektit  të ktij institucioni shëndetësorë u ndërtua në vitin 1953, e që u kompletua i tërri rreth vitit 1970, punimet kapin vlerën rreth 5 milion denarë mjete këto vetanake të “Shtëpisë së Shëndetit” Kumanovë.

Related posts

Një sërë ndihmash nga Maqedonia për Turqinë pas tërmeteve katastrofale

Gazeta Max

Pjesë të Komunës Qendër pa ujë

Gazeta Max

LSDM: Realizimi më i lartë i investimeve kapitale në vitin 2022

Gazeta Max