GazetaMax
Ballina

Fillon rikonstruksioni i 5 shkollave fillore, investimet e vazhdueshme në infrastrukturën arsimore

Fillimi i ndërtimit të objektit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe vazhdimi i punimeve ndërtimore në objektet e Fakulteti i shkencave infornatikës dhe inxhinierisë kompjuterike dhe Fakultetit të Kulturës Fizike në Shkup janë tre projektet madhore që Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i realizojë në vitin 2023.

Në arsimin fillor fillojmë me rikonstruksionin e Sh.f.k Asdreni fshati Gllogjë komuna e Tearcës, përpunimi i fasadës termo-teknike në shkollën “Gjerg Kastrioti Skenderbeu” në Komunën e Haraçinës, rehabilitimi i murit mbajtës dhe rikonstruksioni i shkollës “Junus Emre” në f. Lisiçani, Pllasnicë, përshtatja dhe rikonstruksioni i objektit të shkollës në SHFK “Hajan Selmani” në f. Rostushë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, si dhe sanimi i çatisë të shkollës “Goce Dellçev” në K. Qendër në Shkup. Plani është më i gjerë dhe parashikon rindërtimin e 118 objekteve shkollore në të cilat është përmirësuar aksesi për nxënësit me vështirësi, si dhe kushtet e brendshme.

Në fushën e arsimit të mesëm, Gjimnazi i Kumanovës “Sami Frashëri” do të bëhet me objekt të ri. Janë planifikuar investime për rikonstruksionin e plotë të 9 konvikteve shtetërore për studentë, për modernizimin e kushteve të jetesës dhe mësimit si dhe rritjen e efiçencës energjetike. Këtë vit do të filloj ndërtimi i 10 objekteve të reja sportive, në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave të shkollave.

Related posts

Dalja me miqtë, e mirë për shëndetin e gruas

Gazetamax.mk

Sot shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, që gjendet në Katedralen Shën Nën Tereza në Prishtinë, me rastin e 120-vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar. Organizimi mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në orën 12. Ernest Koliqi ka qenë poet, eseist, dramaturg, romancier, përkthyes, gazetar dhe kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë. Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë më 15 janar 1975. Bashkë me Mitrush Kutelin konsiderohet si themelues i tregimit modern shqiptar, me përmbledhjet “Hija e Maleve”, Tregtar Flamujsh” dhe “Pasqyrat e Narçizit”. Më 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Koliqi u emërua ministër i Arsimit. Koliqi e drejtoi Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Romë, mbi bazën e së cilës në vitin 1057 u ngrit Instituti i Studimeve Shqiptare.

Gazetamax.mk

Kur hapni gojën për të gjykuar një nënë, fillimisht kafshoni gjuhën!

Gazetamax.mk