GazetaMax
Ballina

FIZhT-ja morri rolin udhëheqës në projektin e ri europian “Policy answers”

Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik mori rolin udhëheqës në pilotimin e masave për të mbështetur hulumtimin, zhvillimin dhe inovacionet në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të projektit të ri evropian “Policy Answers”, financuar nga programi Horizon Europe i Komisionit Evropian me një buxhet prej 5 milionë euro.

Projekti ka për qëllim të vazhdojë dhe të rrisë përpjekjet e përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor – Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë – për të nxitur bashkëpunimin në fushat e inovacioneve, hulumtimit, arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit. Synimi është që në fund të fundit të nxisë stabilitetin dhe prosperitetin duke përforcuar perspektivën evropiane të rajonit.

Drejtori i Fondit Festim Halili, në Vjenë, para përfaqësuesve të pranishëm të BE-së dhe rajonit tha se roli i FIZhT-it në këtë projekt edhe një herë konfirmon vendosmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrimin tonë në tregun e përbashkët evropian.

“Policy Answers” udhëhiqet nga Qendra për Inovacione Sociale (ZSI) në Vjenë dhe përfshin 14 institucione partnere nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor. Janë paraparë aktivitete të tilla si mbledhjet e politikave të nivelit të lartë, analizat dhe rekomandimet e politikëbërjes dhe përforcimi i kapaciteteve të aktorëve lokalë për një integrim më efikas të Ballkanit Perëndimor në fushën Evropiane të hulumtimit dhe në një ekosistem inovativ.

Related posts

Rezultate befasuese me katër ditë pune në javë

Gazetamax.mk

Pjesëmarrja e Osmanit në vazhdimin e Sesionit të 11 Special Emergjent të Kuvendit të Përgjithshëm të OKB në Nju Jork

Gazetamax.mk

Nuredini: Mbështetja bullgare do të fokusohet në zgjidhjen e pikave të nxehta industriale dhe ndotjes së ajrit

Gazetamax.mk