GazetaMax
Lajme

Fjalët e Stojanço Angellovit, kundrejt histerisë anti UÇK

-“Ata le t’i nderojnë viktimat e tyre, ne viktimat tona, ndërkaq bashkë të japim çmos nga vetvetja që Maqedonisë asnjëherë të mos i përsëritet lufta dhe përfundimisht të mbretërojë paqe e plotë ndëretnike”, ka thënë ish-gjenerali i forcave policore në konfliktin e vitit 2001.

Dikush krijon histeri, e dikush rezonon me kokë të kthjellët. VMRO-ja pyet a ka qeveri në vend, “Levica” e ka quajtur hiq më pak po shtypje(një gjetje origjinale, mbase!), urrejtje dhe dhunë, kurse kryetari i komunës së Kumanovës, shkoi një hap më tutje në “sinqeritetin” e tij, duke thënë se UÇK-ja përherë do të trajtohet si forcë okupatore. Ndryshe prej tyre, për Kullën e Dëshmorëve në Sllupçan të hënën, zëvendëskryeminsitri i parë, Artan Grubi tha se ai u kushtohet dëshmorëve dhe viktimave, madje të gjitha viktimave dhe se kjo nuk duhet të përjetohet si provokim ndaj dikujt…ndërsa ai dhe lideri i BDI-së, AliAhmeti, vunë në duket se monumenti lidhet me një ngjarje nga historia më e re e Maqedonisë, që nuk mund të mos përfshihet në historinë më të re…

Gjithë çka thanë zëvendëskryeministri i parë dhe lideri i BDI-së lidhur me këtë monument, qëndrojnë. Sepse, është fakt se konflikti i vitit 2001 është pjesë e historisë më të re. Lufta që bënë shqiptarët ishte për të drejtat e tyre që nuk mundën t’i avancojnë dhjetë vjet pluralizëm, siç ishte e drejta e përdorimit të gjuhës dhe arsimi i lartë në gjuhën shqipe dhe shumë defekte të sistemit që pabarazinë e mbanin të theksuar në sistem. Dhe ajo çka është më me rëndësi, e që e harrojnë ata që përjetojnë pa nevojë “shok” nga ndonjë ngjarje e këtillë, është se konflikti përfundoi me Marrëveshje paqësore, pra, me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, me amnisti të përgjithshme dhe me ndryshime esenciale kushtetuese, të cilat dhe janë implementuar ndërkohë.

Normalisht që shqiptarët, si njëra palë e konfliktit, do t’i respektojnë viktimat dhe do t’i kujtojnë. Viktima pati edhe në palën tjetër, dhe ato duhet të respektohen dhe në këtë këndvështrim, deri tash ka pasur edhe hapa konkretë, siç ishte përulja e ministrit të mbrojtjes, Fatmir Besimi, viktimave të Karpallëkut apo gjeste më të mëdha ose më të vogla të kësaj natyre,njëri ndër ta edhe nga ana e zëvendëskryeminsitrit të parë, Artan Grubi, icilinë mars tëvitittëkaluar, ishtepjesë e delegacionitqeveritartëprirëngakryeminstriZaev, që bëri nderime në pllakën përkujtimore të njësitit “Tigrat”. Ishte ky një gjest i kulturës së lartë politike dhe civilizuese. Prandaj mendojmë se ka plotësisht të drejtë Anegellovi, një nga ish-komandantët e forcave të sigurisë së Maqedonisë, kur thotë se sadoqë dikujt nuk i pëlqen, përurimi solemn i Kullës së Dëshmorëve me pjesëmarrje të AliAhmetit, TalatXhaferit, Artan Grubit, Fatmir Besimit, Bujar Osmanit dhe pjesëtarëve tjerë të lartë qeverisë, Kuvendit dhe BDI-së, duhet të jetë “shembull për kreun shtetëror e politik maqedonasse si duhet të nderohen mbrojtësit maqedonas të vitit 2001”. Ai rikujton se, ndryshe nga kjo përmendore e UÇK-së, “diku larg në Likovë, ne mbrojtësit maqedonas të vitit 2001 kemi përmendore dinjitoze e reprezentuese në qendër të Shkupit, në afërsi të Kuvendit dhe sheshit të Shkupit.”, duke shtuar që mbetet që para kësaj përmendoreje “të përulen përfaqësuesit më të lartë politik e shtetëror të vendit”.

Ai bën apel që të mos ngritët pa nevojë tension ndëretnik për shkak të përmendores më të re të UÇK-së, sepse ai vetë, si pjesëmarrës në mbrojtjen e Maqedonisë, vetëm mund t’i urojë trashëgimtarët e UÇK-së-BDI-në, për respektin që tregojnë ndaj viktimave nga radhët e tyre. Ai përkujtoi se ka qindra përmendore ose shenja përkujtimore dhe objekte të rëndësishme që i mbajnë emrat e mbrojtësve(“branitellava”) të vitit 2001.

“Ata le t’i nderojnë viktimat e tyre, ne viktimat tona, ndërkaq bashkë të japim çmos nga vetvetja që Maqedonisë asnjëherë të mos i përsëritet lufta dhe përfundimisht të mbretërojë paqe e plotë ndëretnike”.

Kështu rezonon me kokë të kthjellët, gjenerali i policisë, StojançoAngellov, duke sjellë argumente dhe vlerësime objektive për atë që paraqet konflikt të vitit 2001.

Lufta e shqiptarëve e vitit 2001, me gjithë kontraversat e trajtimit politik të atëhershëm, në fund fitoi valorizimin e vet përmes marrëveshjes paqësore dhe ndryshimeve kushtetuese të cilat sot janë në fuqi. Falë asaj marrëveshje u bë reintegrimi i pjesëmarrësve në luftë, duke u tejkaluar barrierat psikologjike dhe paragjykimet e palëve ndërluftuese dhe sot janë shembulli më i mirë i kohezionit ndëretnik. Duke pasur parasysh edhe aspektin politik dhe motivin human, dhe normalisht aktin tjetër, atë të pajtimit, respektimi i viktimave nuk duhet të jetë më diçka që duhet t’ia shpojë sytë dikujt.

Related posts

Rama: Shqipëria është peng i kontestit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Gazetamax.mk

Pendarovski: Maqedonia e Veriut mbështetë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së

Gazetamax.mk

Filloi fushata e MPB-së dhe UNDP-së “Çdo plumb ka një objektiv! Festoni me zemër jo me armë”

Gazetamax.mk