GazetaMax
Kuriozitete

Foden: E trishtueshme që Klopp po largohet nga Liverpooli

Ylli i Manchester Cityt, Phil Foden, ka thënë se është e dhimbshme që Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool-i.

Strategu gjerman kohë më parë ka konfirmuar largimin nga ‘Anfield’ në fund të këtij sezoni.

Foden thotë se është turp që Klopp do të largohet nga ‘The Reds’. Sipas tij, gjermani e ka ndryshuar Liverpoolin.

“Është turp që Jurgen Klopp po largohet. Ai ka qenë i shkëlqyer”, ka thënë Foden.

“Të përballesh me ekipin e tij nuk është e bukur por mendoj se ai është i mirë për lojën. Ai ka ndryshuar Liverpool dhe do të jetë e trishtueshme ta shohësh atë të shkojë. Unë gjithmonë dua të luaj kundër më të mirëve”, ka theksuar ylli i Man Cityt.

Related posts

Barcelona e ka seriozisht, ja sa milionë ofron për Lewandowskin

Gazeta Max

Mourinho bën tatuazh tripletën e kupave

Gazeta Max

Dramë me 7 gola në Sivas, Ballkani kthehet me 3 pikë

Gazeta Max