GazetaMax
LAJME

Franca nuk e konfirmon propozimin e liferuar në media

Bruksel, 18 qershor – Diplomatët francezë në Bruksel refuzojnë të thonë zyrtarisht nëse propozimi i publikuar në mediat bullgare dhe të Maqedonisë është autentik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Gjatë disa ditëve të fundit më shumë dokumente janë publikuar në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut midis tyre është korniza e re negociuese, e cila nëse është pranuar nga të gjitha palët do të miratohej më 23 qershor në Këshillin Evropian. Kjo kornizë i integron propozimet franceze të dhëna në Sofje dhe për të cilat Shkupi zyrtarisht thotë se nuk i ka marrë.

Lidhur me këtë propozim francez, diplomatët e këtij vendi në Bruksel thonë se nuk mund ta konfirmojnë autenticitetin e tij. Në vendet e tjera anëtare të BE-së një heshtje e ngjashme tani për tani. Për të përkujtuar propozim-korniza e re, duhet të miratohet nga të gjitha 27-të vendet e tjera anëtare edhe nga Maqedonia e Veriut.

Situata politike në Bullgari është ajo që na shqetëson më së shumti për momentin në BE.

“Është duke u udhëhequr punë intensive dhe politike pasi situata është e padrejtë për maqedonasit. Lidhur me esencën nuk jemi larg, por problemi është situata politike në Bullgari e cila është shumë e përkeqësuar, jemi në situatë që të duhet të shpejtojmë në momentin kur qeveria atje mund të bie”, thotë për MIA-n një diplomat nga një vend-anëtar perëndimor me ndikim i BE-së.

Për përmbajtjen e propozimit që është liferuar në mediat në Bruksel askush nuk komenton dhe të gjithë diplomatët na drejtojnë drejt kryeqendrave të tyre ku do të sillen vendimet në nivel kombëtar nëse kjo propozim – kornizë e re është e pranueshme.

Nuk përjashtohet mundësia vetë vendi anëtar i BE-së ta hedhë poshtë madje edhe nëse Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut e miratojnë.

Nga pala e Maqedonisë gjithashtu përsëritet se asgjë nga kjo që qarkullon nuk është konfirmuar ose është zyrtare. Për dallim nga Portugalia e cila u ndal pas propozimit të saj kur ishte në krye të BE-së, Franca as nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon se në tryezë e ka idenë e re për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe zhbllokimin e procesit të BE-së.

Në ndërkohë dokumentet e liferuara të kryesisë franceze në opinionin e Maqedonisë por edhe tek më shumë diplomatë në Bruksel, shkaktuan shqetësim.

Edhe pse në projekt-kornizën negociuese njihet gjuha maqedonase pa fusnota, struktura e kornizës dhe më saktë i ashtuquajturi Plan i Veprimit që Maqedonia e Veriut duhet ta plotësojë nëse miratohet dokumenti, hap probleme të shumta për njohësit e proceseve të BE-së.

Planet e veprimit, ose udhërrëfyesit, janë pjesë e procesit të negociatave, por ndryshe nga Mali i Zi apo Serbia, në rastin e Maqedonisë së Veriut, ky Plan Veprimi theksohet dhe përshkruhet në detaje në vetë kornizën e negociatave, në kapitujt 23 dhe 24, më të rëndësishmit dhe kapitujt më të vështirë për një vend që negocion për anëtarësimin. Kështu, ata që e njohin procesin kanë frikë se nxjerrja në pah e detajeve të këtij plani veprimi do t’i japë Bullgarisë një mundësi dhe justifikim shtesë për të penguar procesin dhe për të futur kërkesat e saj përtej asaj që parashikohet në ligjet dhe statutet e BE-së.

Në këtë pikëpamje potencimi i të drejtave të pakicave në Planin e Veprimit paraqet precedencë të llojit të vet në procesin e negociatave, të paktën në pikëpamje të formës.

Për sa i përket përmbajtjes, Plani i Veprimit i bën thirrje Maqedonisë së Veriut që të sigurojë mbrojtjen e pakicave dhe komuniteteve, duke garantuar mosdiskriminim, duke luftuar gjuhën e urrejtjes dhe edukimin, ndër të tjera. Është gjithashtu e paqartë pse arsimi është përfshirë në mënyrë eksplicite në këtë pjesë të kornizës. Arsimi është një kapitull më vete dhe në fakt nuk është një politikë e BE-së, por një politikë që mbetet tërësisht kompetencë e shteteve anëtare. Kështu, në të gjitha proceset e negociatave, kapitulli i arsimit dhe kulturës është ai që hapet dhe mbyllet i pari dhe më lehtë.

Diplomatë të tjerë argumentojnë se pa theksuar të drejtat e pakicave dhe Planin e Veprimit, Sofja me siguri do ta kishte ngecur procesin.

Për momentin nuk është e mundur të krahasohet me kuadrin për Shqipërinë, sepse nuk është përgatitur, ose të paktën nuk qarkullon, por diplomatët në Bruksel theksojnë se Tirana është përballur vazhdimisht me kritika për mbrojtjen e minoriteteve, duke përfshirë edhe kërkesën e Greqisë dhe se nuk përjashtohet që vendet anëtare të BE-së të kërkojnë që Shqipërisë t’i vihet theks kjo pjesë dhe monitorimi i saj në kuadër, por kjo mbetet në nivelin e supozimit.

Çështja e ndryshimit të Kushtetutës për përfshirjen e komuniteteve të tjera është gjithashtu e hapur, si rezultat i presionit nga Sofja, e cila kërkon që bisedimet për anëtarësim të mos fillojnë zyrtarisht derisa Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën dhe të shtojë bullgarët.

Nëse kjo kornizë miratohet në fund të këtij muaji, Maqedonia e Veriut do të duhet të fillojë shumë shpejt me shqyrtimin dypalësh, proces që do të zgjaste, në skenarin më optimist, deri në mesin e vitit 2024. Derisa të përfundojë skriningu dypalësh, vendi sigurisht që nuk mund të hapë kapitullin e parë. Maqedonisë së Veriut ndoshta do t’i kërkohet të ndryshojë Kushtetutën gjatë asaj periudhe të skriningut.

Shqyrtimi dypalësh është një proces i plotë në të cilin BE-ja nga njëra anë dhe Maqedonia e Veriut nga ana tjetër analizojnë së bashku legjislacionin e BE-së dhe të dyja palët bëjnë pyetje, BE-ja jep udhëzime, sugjerime, të cilave Maqedonia e Veriut mund t’u përgjigjet nëse nuk pajtohet ose nëse kërkon sqarim në një fushë të caktuar.

Krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbërrijnë në Bruksel më 23 qershor për t’u takuar me homologët e tyre nga vendet anëtare të BE-së. Në ndërkohë, nga e hëna pritet aktivitet intensiv diplomatik në të gjitha kryeqytetet e BE-së dhe në Shkup lidhur me propozimet e dorëzuara nga presidenca franceze. Fjala e fundit u takon të 28 vendeve të përfshira në proces.

Related posts

A mbeti kush pa protestuar? Tani edhe policët do të protestojnë për paga më të larta

e-max

Spasovski: Forcojmë sistemet kombëtare për menaxhim të kufijve dhe migracionit

e-max

Vizionar të përjetshëm – “Raguza Grup” festoi 30 vjetorin

e-max