GazetaMax
Ballina

Fronti Europian hap shtabin në Çair/ Grubi: Ky front po i bën ballë mbrojtjes së Marrëveshjes së Ohrit

Në Çair në prani të shumë qytetarëve u hap shtabi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare i Frontit Europian. Në këtë eveniment i pranishëm ishte zëvendës kryeministri Artan Grubi, kryetari i degës së BDI në Çair Bekim Neziri, kandidati për president Bujar Osmani, kandidatët për deputetë Sadulla Duraki, Blerim Bexheti, Skender Rexhepi Zejd, Hatixhe Topalli, Fatma Osmanovska, Bastri Bajrami, Elmi Aziri, Naim Bajrami, etj.

Zëvendës kryeministri Grubi tha se Fronti Europian ka kandidat që e përkrahë Amerika dhe Europa.

Front që po vizaton vijat e para të frontit në Çair kundër uzurpimeve dhe ndërtimeve pa leje kundër hajnisë, mashtrimit, tradhëtisë, Rusisë, VMRO, Levicës, Taravarit, Afrimit, Bilallit dhe Izetit. Ky Front Europian është Front që do i bëj ballë vijës së frontit të mbrojtjes së Marrëveshjes së Ohrit, të cilën e cënojnë. Sot dolën kundër badinterit që janë të arritura të UÇK dhe MO-së, adresa e këtyre porosive është nga VMRO, Levica, Rusia e Serbia. Kujt i shërbeni me porosi kundër Amerikës, Bujarit, UÇK, MO, kundër Ali Ahmetit. Bujar Osmani është kandidat që e përkrah Amerika, Europa e rajoni e Maqedonia e Veriut dhe këtij fronti mos i dil përpara se të shkelë, u shpreh para të pranishmëve, Grubi.

Bujar Osmani theksoi se vendi ndodhet në udhëkryq dhe ne duhet të zgjedhim midis integrimit dhe izolimit.

Rrallë ndodh që të ndodhemi në udhëkryq, të zgjedhim midis vizionit të integrimit dhe izolimit, bashkëjetësës dhe urrejtjes, zhvilllimit dhe rrëshqitjes mbrapa, kjo është dilemma para së cilës gjendemi ne, nuk është garë mes nesh derivatëve, ky front nuk është i rastësishëm, nuk ka fotografi më të bukur kur shohim bashkë të gjithë. Nuk lejojnë të prekin një atom të vogël nga ne, këto burra që janë bërë pjesë e Frontit Europian. Sot Marrëveshja e Ohrit ka fituar këmbë e duar, është shndëruar në lëvizjen më të madhe politike për të rrumbullakësuar barazinë dhe të prishë monopole që janë krijuar të jemi qytetarë të rendit të dytë, rrënuam pozitën e kryetarit të kuvendit dhe kryeministrit, të thyejmë pozitën e presidentit dhe të bëhemi bashkë në karavanin e madh dhe të tregojmë se dimë dhe mundemi të udhëheqim vendin, shtoi Osmani.

Sadulla Duraku vlerësoi se Fronti Europian është i menduar mirë pasiqë ka misionar Ali Ahmetin.

Çairi ka qenë është dhe do të jetë në mbështetje të kauzës kombëtare edhe pse Çairin misionari Ali Ahmeti e bëri komunë ashtu siç i ka hije dhe të gëzojnë të gjithë shiqptarët në këtë vend dhe komunitetet tjera. Fatkeqësisht ka njerëz që i ngrit dhe ua jep dorën por ne kemi parë fytyrën e vërtetë të disa personave dhe kjo është sprovë. Fronti Europian është i menduar mirë, misionar është Ali Ahmeti dhe nuk mund të jenë të tjerët, pak ka si ai. Ali Ahmeti ka dëshmuar si në rini si student dhe tani në këtë moshë, në këtë miison i janë bashkangjitur edhe të tjerët, tha Duraku.

Skender Rexhepi Zejd shtoi se më 24 prill do ua shymim dritat dhe më 8 maj do të festojmë fitoren e madhe.

Fronti Europian është rrugëtimi drejt Bashkimit Europian për bashkëjetëse ndëretnike, sepse ky front ka kandidatin presidencial që ka aftësitë e qarta dhe menaxhuese që na çojë drejt BE. Ne kemi bartësit e listave që duhet të ju besoni që do e sjellin mirëqenien në zhvillimn ekonmik. Më 24 prill do ua shymim dritat dhe në 8 maj do festojmë fitoren e madhe, vlerësoi Zejd.

Blerim Bexheti tha se ndryshimin e bëjnë ata që kanë fituar gjithmonë, siç kemi fituar ne nga mandati në mandat.

Kjo kauzë përmes aktivitetit tonë dhe votës do dëshmojmë mbështetje të fuqishme për Bujar Osmanin dhe do të vazhdojmë betejën e rradhës për zgjedhjet parlamentare. Ne në këto zgjedhje ballafaqohemi me situatë në kampin maqedon dhe opozitë e jona ose me diku 3 komuna, momenti është i rëndësishëm që të tejkalojmë veten qofshin dhe dallimet që kemi pasur mes vetes rreth një qëllimi dhe synimi që qytetarët të jenë pjesë e BE. Ndryshimit të madh në 2001 i ka prirë Ali Ahmeti me mbështetësit e vet, prandaj ndryshimin e bëjnë ata që kanë dhënë prova nga mandati në mandat që çështjet tona të avancojmë si e kemi marrë besimin e popullit, shtoi Bexheti.

Naim Bajrami nga ASH u shpreh se kapitali i shqiptarëve është viti 2001 dhe Marrëveshja e Ohrit.

Të gjithë e kanë kuptuar se shqiptarët janë faktor të pakontestueshëm në vend dhe rajon, në politikë janë të rëndësishme momentumet dhe dua të theksoj se kapitali i shqiptarëve është viti 2001 dhe Marrëveshja e Ohrit. Unë dua të theksoj edhe një datë tjetër, 27 prillin datë shumë e veçantë ku filloi gjithçka. E paguam rëndë por ia dolëm, sepse zgjodhëm kryetarin e parë shqiptar të Kuvendit, pastaj kryeministrin dhe sot jemi bashkë të gjithë për presidentin e parë shqiptar, tha Bajrami.

https://fb.watch/rk6PYr5oHk

Related posts

Toyota po përgatit një veturë më të madhe elektrike

Gazetamax.mk

Reperi i njohur Stresi në studion shqiptare TECHPRO RECORDS në Romë

Gazetamax.mk

PËR NJË ÇMIM KOMBËTAR ME EMRIN E ASDRENIT

Gazetamax.mk