GazetaMax
Lajme

Ftohtë apo nxehtë, si do të jetë java e ardhshme?

Ditëve të ftohta të dimrit iu ka ardhur fundi.
Mbetet ngrohtë edhe në ditët e fundit të marsit. Ditëve të para vranësira e diell. Nga dita e enjte edhe me të reshura shiu, parashikon “Prishtina Ëeather”.
27.03.2022 – Ditëve të fundit të muajit mars, situata sinoptike gradualisht do të filloj të ndryshojë, megjithëse në aspektin termik po mbetet ngrohtë. Ditëve të para do të ketë edhe vransira që kalojnë mbi vend, e ku përreth viseve malore edhe mund të sjellin edhe riga lokale shiu, apo edhe bore në zona më të larta.
Nga dita e enjte, parashihet edhe të reshura shiu, kryesisht të karakterit lokal, më të theksuara në viset malore në perëndim të vendit. Ditën e premte, reshjet do të jenë më të shpërndara, e të shoqëruara edhe me bubullima.
Indeksi i cilësisë së ajrit, në ditët vijuese mbetet më gjatë në vlera të dobëta, shkaku i mungesësë së qarkullimit më të mirë ajror orëve të mbrëmjes, që edhe mbanë ndotësit ajror më të rritur pranë sipërfaqes. Gjatë ditës në një pjesë të stacioneve do të kaloj edhe në vlera të pranueshme apo edhe mesatare. Nga dita e mërkurë mbi rajon edhe pritet të depërtojnë koncentrime të pluhurit saharian, që veç se shtynë indeksin në vlera të dobëta edhe gjatë ditës.
Datat:
28.03 – Ngrohtë, paradite kryesisht me diell. Ditën vransirat shtohen, e mundësi për riga lokale shiu priten në mbrëmje, në vise malore në jug të vendit.
29.03 – Ngrohtë. Vransira të shpërndara dhe intervale me diell gjatë ditës. Mundësi për riga lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore.
30.03 – Ngrohtë, kryesisht me vransira, por ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
31.03 – Kryesisht me vransira, e nga mesdita priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.
1.04 – Vransira të ndryshueshme, e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, e orëve të pasdites edhe me bubullima.
Temperaturat mbesin të larta, me minimale që luhaten ndërmjet 2C e 8C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 15C e 18C, e lokalisht edhe kapin vlera deri në 20C.
Era ndryshon drejtimin dhe frynë nga jugperëndimi mesatare 3-8m/s, e nga dita e mërkurë mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.
Shtypja atmosferike më në fund pëson rënie të theksuar, tashmë edhe nën vlera mesatare.

Related posts

500 të pastrehë në Shkup, ëndërrojnë të kenë një çati mbi kokë

Gazetamax.mk

Spasovski: Marrëveshja me Frontex e para që do nënshkruhet në gjuhën maqedonase

Gazetamax.mk

Në qytetin e ministrit Spasovski, Kumanovë, të rinjtë shqiptarë mund të vriten pa e ditur nga kush dhe pse?

Gazetamax.mk