GazetaMax
Lajme

Gazetari rrihet në sy të vajzës, përfundon në koma

Një gazetar është goditur me mjete të forta duke i shkaktuar dëme të mëdha trupore në Suedi. Gazetari turk Ahmet Donmez, i larguar nga vendi për shkak të përndjekjes nga qeveria, u godit nga dy persona të panjohur teksa ishte duke shoqëruar vajzën 6-vjeçare në kopësht. Ai u godit disa herë në kokë dhe trup me mjete të forta duke humbur ndjenjat, ndërkohë që vajza qante dhe kërkonte ndihmë.

Sëfundmi bashkëshortja e tij ka bërë një postim në Twitter duke thënë se është duke u trajtuar në zonën e kujdesit intensiv në spital.

Donmez është një ndër gazetarët më në zë, i cili ka publikuar sëfundmi fakte mbi lidhjet e qeverisë me mafian në trafikun e drogës në Turqi. Më herët ai ka marrë kërcënime te ndryshme nga persona që ai i ka identifikuar si “njerëz të ministrit të Brendshëm turk”, të cilët i kanë thënë: Mos kujto se je ne Suedi dhe nuk të gjejmë!

Donmez akuzon këta të fundit për kërcënimet dhe sulmin e djeshëm.

Related posts

Nacevska: Tregu i shërbimeve të pagesave po hapet, do të rritet aftësia konkurruese dhe do të ulen kompensimet

Gazeta Max

Finlanda mban të mbyllur kufirin lindor me Rusinë

Gazeta Max

Në Kodër të Diellit minus shtatë, në Gjevgjeli gjashtë gradë

Gazeta Max