GazetaMax
LAJME

Georgievska: Me rishikimin e buxhetit janë siguruar mjete për përkrahje të qytetarëve dhe ekonomisë

Shkup, 1 Qershor – Deputetja nga radhët e LSDM-së, Marija Georgievska, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, shprehu besimin se ekipi ekonomik i Qeverisë dhe ministrisë së financave do të ndërmarrin hapa urgjent për mbrojtjen e qytetarëve dhe ekonomisë nga vala e rritjes së çmimeve. Siç shprehet ajo, tashmë janë siguruar mjete për qëllime të tilla.

“Në rishikimin e buxhetit ka mjete të rezervuara, në vlerë prej 76 milionë euro që janë pikërisht për marrjen e masave, për përkrahje të qytetarëve dhe ekonomisë, përveç 52 milionë eurove që kanë të bëjnë me subvencionimin e fermerëve”, tha Georgievska.

Related posts

Me konsensus nacional, është i mundur anëtarësimi në BE deri në vitin 2030

e-max

Mandl: BE-ja duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit

e-max

Grubi: BDI është garantuese e paqes dhe partner euro-amerikan

e-max