Neziri nga ASH: Qeveria është dashtë të ricaktojë masat anti-krizë

Shkup, 1 Qershor – Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët, në Magazina Ekonomike në Alsat, ka thënë se Qeveria është dashtë të jetë më e kujdesshme në lidhje me masat anti-krizë, që të ricaktohen ato para afatit të përfundimit.

Ai po ashtu ka theksuar se nëse nuk caktohen masat lehtësuese, do të jetë shumë rëndë për qytetarët.

“Unë mendoj që është vonuar, ne kemi pas intervenimin me masat që ishin në afat tre mujor për të cilat sot veç ka mbaruar afati. Besoj se pushteti si ekzekutiv, sepse ai i ka mekanizmat e veprimit, është dashtë të jetë i kujdesshëm dhe këto masa është dashtë të ricaktohen. Ne jemi dëshmitarë se çdo ditë ka rritje të çmimeve, dhe nëse nuk caktohen masat lehtësueses, besoj që do të jetë shumë rëndë për qytetarët”, u shpreh Neziri.

Të fundit në përqindje