GazetaMax
Lajme

Gjykata Kushtetuese sot diskuton për “dita e diel ditë jo pune”

Shkup, 20 prill – Gjykatësit kushtetues në seancën e sotme do të diskutojnë lidhur me katër iniciativa të parashtruara nga persona juridikë dhe fizikë. Mes iniciativave të sotme që duhet të shqyrtohen është edhe iniciativa për dispozitë ligjore për ditë e diel, ditë jopune, të parashtruar nga Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut. Përmes kësaj iniciative kontestohen ndryshimet e fundit të Ligjit për marrëdhënie pune, lidhur me ditë e diel ditë jopune në shtet.

“Parashruesi vlerëson se ligji i kontestuar, i cili ka të bëjë me rregullimin e punës të dielën, është në kundërshtim me lirinë dhe tregun e sipërmarrësisë, vlerat themelore dhe barazisë së qytetarëve. Në iniciativën thuhet se Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune e rregullon shfrytëzimin e pushimit javor përmes vendosjes së ndalesës për punë të dielën dhe me këtë rast në mënyrë taksative i numëron përjashtimet e veprimtarive të caktuara, te të cilat pushimi javor mund të shfrytëzohet në një ditë tjetër në javë dhe shtohet se kjo zgjidhje ligjore nuk është në favor as për subjektet ekonomike, as për punëtorët dhe drejtpërdrejtë prek në vlerat themelore të rendit kushtetues të shtetit”, thonë nga Gjykata kushtetuese.

Sipas parashtuesit, me këtë zgjidhje ligjore punëdhënësit nga veprimtaritë ekonomike të cilëve u ndalohet puna të dielën – prodhimet jometale minerale, kanë pasur pozitë të barabartë juridike në aspekt që t’i paguajnë tatimet dhe të dhënat tjera ndaj shtetit, të konfirmuara me ligj, por janë vendosur në pozitë të pabarabartë juridike me punëdhënësit nga veprimtaritë ekonomike, të cilëve u lejohet të punojnë të dielën, në aspekt që të realizojnë të ardhura dhe fitim.

Përveç kësaj pike, Gjykata kushtetuese sot do të diskutojë edhe për iniciativën e parashtruar nga Shoqata e institucioneve stomatologjike private dhe mjekëve privatë me mjekësi dentale nga Kavadari dhe për Rregulloren për llojet e përsosjes së vazhdueshme profesionale.

Dy iniciativat tjera për të cilat gjykatësit kushtetues sot duhet të prononcohen janë për mbajtjen e mbrojtjes personale për shkak të pengimit të përhapjes së Kovid-19 dhe për një akt akuzues të parashtruar nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Related posts

Moti sot me vranësira dhe i ftohtë

Gazetamax.mk

Faleminderit besimtarë të respektuar, jeni të mrekullueshëm – Allahu ua pranoftë kurbanët tuaj

Gazetamax.mk

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Karposhit dhe Sonjes së Epërme

Gazetamax.mk