Rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani nga shqyrtimi i çështjes për pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka për falsifikim dokumentesh.
Gjyqtarja Rudina Palloj nuk konstatoi shkaqe ligjore lidhur me kërkesën e paraqitur nga kallëzuesit Adriana Kalaja dhe Jamarbër Malltezi.
Kallëzuesit kanë kërkuar gjithashtu që kërkesa e SPAK për pushimin e hetimeve të shqyrtohet nga një gjykatë tjetër dhe jo nga GJKKO, me argumentin se kjo e fundit ndodhet në konflikt interesi.
PD e kallëzoi gjyqtaren Irena Gjoka se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë greke. Por sipas SPAK-ut procesi është zhvilluar në mungesë dhe nuk është vërtetuar nëse Irena Gjoka ka qenë në dijeni, duke shtuar se ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.
