Monday, May 11, 2026

Lajmi në kohë reale

Visar Polisi zgjidhet kryetar i BDI-së së Dobovjanit

Visar Polisi zgjidhet kryetar i nëndegës së Dobovjanit, në kuadër të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë.

Në vazhdën e ristrukturimit të nëndegëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në degën e Strugës, pas një takimi me strukturat e fshatit Dobovjan, njëzëri u vendos që detyrën si kryetar i kësaj nëndege ta marrë Visar Polisi.

Përndryshe, Visari është i angazhuar si administrator në Ndërmarrjen Komunale të Ujësjellësit në Strugë dhe njihet si një person me integritet dhe energji dhe me një prezencë të madhe në jetën shoqërore në Dobovjan.

Njëherit, në takim dhe në ceremoninë e dorëzim-pranimit të detyrës mori pjesë edhe ish Kryetari i nëndegës, Sadat Musa, i cili udhëhoqi me plotë sukses këtë nëndegë dhe gjithashtu do vazhdojë të jetë aktiv dhe të jap kontributin e tij në këtë nëndegë.

Zgjedhja e Visarit konfirmon edhe njëherë se objektivat e Bashkimit Demokratik për Integrim janë të qarta dhe karakterizohen nga fryma e energjia e re, integriteti i lartë, sinqeriteti dhe angazhimi për të mirat e përbashkëta.

Latest Posts

Mos e humb lajmin