GazetaMax
Lajme

Grubi: Ditë historike, Qeveria miraton kontratën për Korridorin 8 dhe 10-D

Sot, e martë 7 mars 2023, me propozim të Komitetit për Negociata për Ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, i cili drejtohet nga Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, z. Artan Grubi, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut ka miratuar kontratën për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Miratimi i kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D vjen pas katër javëve negociata të cilat janë realizuar në mes të konsulentit për transaksion financiar të Qeverisë, IRD dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka.

“Ditë e madhe sot në Komitetin drejtues dhe në Qeveri ku shqyrtuam raportin e konsulentit tonë mbi negociatat me konzorciumin Bechtel Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D si dhe miratim përmbajtjen dhe nënshkrimin e kontratës”, është shprehur Grubi.

Ndryshe, Qeveria javë më parë miratoi konkluzionin e propozuar nga Komiteti për negociata, se ishin plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave dhe formimin e grupeve të punës mes Bechtel Enka dhe IRD, negociata të cilat zgjatën 28 ditë.

Korridori 8 shtrihet në gjatësi prej 68 Km, me autostradë me 6 korsi, nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, përmes Strugës deri në Qafë Thanë, ndërsa Korridori 10-D nga Prilepi në Manastir shtrihet në gjatësi prej 40 km dhe realizohet me 6 korsi, në periudhë prej 6 viteve nga fillimi i punimeve.

Realizimi i këtij investimi më të madh kapital në historinë e vendit tonë do të kontribuojë në ekonominë,  modernizimin e infrastrukturës rrugore, e cila në të ardhmen do të mundësojë zhvillim shtesë të shërbimeve, kushte më të mira për zhvillimin e biznesit, por edhe jetë cilësore dhe lidhje me fqinjët dhe Korridoret ndërkombëtare.

Related posts

Urdhërohet prishja e kontratës me drejtorin Limani dhe uljen e honorareve për anëtarët e bordit

Gazetamax.mk

Sot në Kuvend dërgohet propozimi për ministrin e ri të Vetqeverisjes Lokale, Risto Penov

Gazetamax.mk

Nuredini: Progresi në mjedisin jetësor është i dukshëm

Gazetamax.mk