GazetaMax
Ballina

BDI: Realizojmë projektin historik Korridori 8 dhe 10D

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet miratimin e kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e njëkohësisht përgëzon Komitetin për negociata për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D për finalizimin e bisedimeve për ndërtimin e këtij projekti historik.

Realizimi i investimit më të madh kapital në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuoje jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe modernizimin e saj por edhe në cilësinë e jetës, ekonominë e vendit si dhe lidhje me rrugë më cilësore me vendet fqinje si dhe me Korridoret ndërkombëtare.

Bashkimi Demokratik për Integrim uron qytetarët për këtë arritje historike.

Projekti madhor Korridori 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 Km përmes një autostrade me 6 korsi që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, kurse Korridori 10-D do të lidh Prilepin dhe Manastirin dhe si projekt shtrihet në gjatësi prej 40 km dhe realizohet me 6 korsi, derisa periudha e realizimit të projektit është 6 vite nga fillimi i punimeve.

Ëndrra e madhe më në fund po realizohet!

Related posts

Dezo vjen me projektin e dytë, kënga ritmike e sjellë me plot shije

Gazeta Max

Problemet me të cilat përballen të gjithë çiftet, por nuk flasin për to

Gazeta Max

Klajdi Haruni sjell versionin më romantik të këngës “Jetike” të Semit

Gazeta Max