GazetaMax
Ballina

Grubi: Korridori 8 është projekti më i madh, më voluminoz në historinë e ekzistimit të vendit

“Korridori 8 është projekti më i madh, më voluminoz në historinë e ekzistimit të Maqedonisë së Veriut nuk ka pasur ndonjëherë projekt më të madh”.

Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi në emisionin ARGUMENT në TVM2, përcjell Indeks.mk

“Po ta marrësh parasysh të gjitha punët që janë bërë, po flas në aspektin infrastrukturor jo çështje politike, që nga pavarësia e deri më sot nëse i mbledhish të gjitha projektet që janë bërë nga partitë politike shqiptare nuk e di a mund të arrijnë te 10% i vlerës së këtij projekti. E shihni se reagimet janë shumë agresive në opinion për fat të keq, dhe filluan kur e panë se u bë realitet. Derisa nuk u nënshkrua më 8 mars nuk e besonin askush se do t’ia dalim”, tha mes tjerash zëvendëskryeministri i parë Grubi.

Related posts

Përkuluni dhe me gishta të dorës prekni gishtat e këmbës dhe zbuloni a keni problem me zemrën

Gazeta Max

Ilaçet e shëndetit mendor më të shiturat, mjekët me apel drejtuar qytetarëve

Gazeta Max

Guterres: Marrëveshja e Prespës është dëshmi e fuqisë së diplomacisë, dialogut dhe kompromiseve

Gazeta Max